INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Simbolika e tretë/ Pankarta e opozitës: Tre figurat që mbajnë peng Shqipërinë [VIDEO]

Publikuar më: 10:43 26-05-2018

Slogani i tretë i zgjedhur nga të rinjtë e PD është banderola me slloganin “Poshtë Pashallarët e Krimit”. Ata po ashtu mbajnë në dorë edhe banderolën ku duken fotot e Ramës, Xhafaj dhe Tahiri duke shkruar se ata e mbajnë peng Shqipërinë.

Banderola mban portretet e Edi Ramës dhe dy ministrave të tij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri me nga një kryq të kuq mbi secilin portret.

Banderola është një nga simbolet kryesore të protestës së Partisë Demokratike, duke dhënë mesazhin e opozitës së shqiptarëve nuk u duhet nje qeveri dhe një kryeministër në shërbim të krimit, i cili është kthyer në pengesën kryesore për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit te vendit ne Bashkimin Europian.

Banderola e të rinjve të PD po drejtohet drejt Kryeministrisë. Opozita akuzon kryeministrin shqiptar së bashku me ish-ministrin e Brendshëm dhe atë aktual se po mbajnë peng Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0043079853057861