INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siklet i madh! Meghan Markle dhe Mbretëresha bëhen lëmsh, kjo video po bën xhiron e rrjetit [VIDEO]

Siklet i madh! Meghan Markle dhe Mbretëresha bëhen lëmsh, kjo video po bën xhiron e rrjetit [VIDEO]

Publikuar më: 17:38 14-06-2018

Meghan nuk është shumë e lehtë të jesh nuse në familjen mbretërore! 

Meghan Markle tashmë është një Dukeshë dhe duhet të kryejë të gjitha detyrat që i takojnë edhe pse është shumë e sikletshme të jesh pranë Mbretëreshës.

Ajo duhej të shoqëronte Mbretëreshën Elisabeth II në vizitën e saj në Cheshire të Anglisë dhe të gjithë mediat britanike ishin “sy e veshë” aty. Mirëpo duket se Dukesha e Sussex, ende nuk i di me detaje hollësitë e protokollit mbretëror pasi pati një moment konfuz me Mbretëreshën.

Mënjëherë sapo zbritën nga treni mbretëror, Meghan u shfaq e pasigurtë nëse duhej të futej në makinën e Mbretëreshës e para apo duhet të priste. Fatmirësisht, 92-vjeçarja e udhëzoi menjëherë.

lesm.jpg

 

“Cila është preference jote?” – e pyet Meghan Markle.

“Vazhdo, ti e para” – iu përgjigj Mbretëresha Elisabeth II.

“Oh, mirë” – tha Dukesha e Sussex, e cila kishte sot vizitën e saj të parë në veriun e Anglisë.

Article Logic
Execution time: 0.003087043762207