INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguria e Bashës në rrezik?/ Lleshaj përgjigjet nga Vlora

Siguria e Bashës në rrezik?/ Lleshaj përgjigjet nga Vlora

Publikuar më: 11:00 18-06-2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka mohuar të ketë pasur informacione se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është në rrezik për jetën.

Në një reagim nga Vlora, Lleshaj është shprehur se nuk ka asnjë informacion se Bashës i kanoset ndonjë rrezik.

Ndërsa takimet me truprojat e Gardës që ruan Bashës i quan pjesë të punës së tij të përditshme. Deklarata u bë nga qyteti i Vlorës ku ndodhet për një vizitë në terminalin e ri të pasagjerëve në portin e Vlorës.

“Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja te Gardës kam pasur, kjo është puna ime e përditshme. Të takoj truproja të Gardës”, tha Lleshaj.

Article Logic
Execution time: 0.003122091293335