INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sia zbulon padashur fytyrën gjatë koncertit [FOTO]

Sia zbulon padashur fytyrën gjatë koncertit [FOTO]

Publikuar më: 11:31 24-06-2016

Jemi mësuar që performancat e Sia-s t’i shijojmë vetëm nga ana shpirtërore dhe jo shumë nga ajo vizuale.

E themi këtë pasi këngëtarja australiane preferon që gjithnjë gjatë koncerteve të vërë paruket që i mbulojnë të gjithë fytyrën. Por incidentet ndodhin dhe fenomenet natyrore nuk mund t’i kontrollojmë, të paktën jo në këtë rast. 30-vjeçarja ka qenë duke kënduar në një koncert në Colo, kur papritmas ka fryrë erë duke zbuluar fytyrën e artistes. Një ngjarje që vetë Sia nuk i ka dhënë aspak rëndësi në përfundim të koncerit, por që sigurisht nuk mund t’i shpetonte syrit të mprehtë të medias rozë!  

 

Article Logic
Execution time: 0.0028009414672852