INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sia surprizon fansat, publikon hitin e ri “The Greatest” [VIDEO]

Sia surprizon fansat, publikon hitin e ri “The Greatest” [VIDEO]

Publikuar më: 21:40 06-09-2016

Ky vit padyshim ka qenë një ndër vitet më të mira të karrierës së Sia-s, por kjo nuk do të thotë se ajo i ka vënë “pause” suksesit të saj. Këngëtarja australiane ka publikuar klipin e saj më të ri të titulluar “The Greatest”, i cili vjen pas suksesit të padiskutueshëm të “Cheap Thrills”. “The Greatest” përfshin më shumë elemente elektronike se sa këngët e saj të fundit, ndërsa “rolin” kryesor në video e ka 13 vjeçarja “Maddie Ziegler”, të cilën jo rrallë herë e kemi parë në videoklipet e artistes misterioze.

Reperi i shumë kërkuar Kendrick Lamar, është pjesë e kësaj këngë për Spotify dhe Apple Music, por nuk shfaqet në videon e publikuar nga Vevo.

Projektet e reja nga Sia janë gjithmonë të mirëpritura, sidomos kur janë kaq të arrira, dhe veçanërisht kur vijnë si surprizë.

Article Logic
Execution time: 0.0039918422698975