INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si tentuan të lënë në errësirë autostradën Tiranë-Durrës, arrestohen autorët

Si tentuan të lënë në errësirë autostradën Tiranë-Durrës, arrestohen autorët

Publikuar më: 12:22 03-03-2019

Disa persona kanë tentuar të vjedhin kabllot e ndriçimit në autostradën Tiranë – Durrës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme nga Rrethrrotullimi Shqiponja km 0+000 deri në km 0+820.

ARRSH përmes një njoftimi për mediat bën me dije se persona të paidentifikuar kishin gërmuar dhe thyer betonet duke dëmtuar në shumë vende kabllin e ndriçimit në këtë gjatësi të rrugës dhe duke marrë një sasi.

“Në autostradën Tirane - Durres, nga Rrethrrotullimi Shqiponja km 0+000 deri në km 0+820 u raportua nga ana e kontraktorit për mirëmbajtjen e këtij aksi, tentativa për vjedhje të kabllit të linjës së ndricimit në një gjatësi prej 820 m.Falë punës së Policisë së Tiranës dhe bashkepunimit, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve, të cilët gjatë paradites së djeshme vodhën kabllin e energjisë elektrike për shtyllat e ndriçimit dhe për këtë do të dënohen sipas ligjit në fuqi. Kujdes, askush nuk ka të drejtë të cënojë, apo vjedhë pronën publike! Çdo shtetas që kryen vepra të tilla do të penalizohet me forcën e ligjit” thuhet në njoftim.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719