INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të ushqeheni në bazë të shenjës tuaj të horoskopit

Si të ushqeheni në bazë të shenjës tuaj të horoskopit

Publikuar më: 15:44 10-09-2017

Shenja juaj e horoskopit thotë shumë për ju dhe këtu nuk bën përjashtim as ushqimi.

Prandaj në këtë artikull po ju sjellim disa këshilla si të ushqeheni shëndetshëm dhe se çfarë lloj diete apo rregjimi ushqimor duhet të ndiqni në përputhje me shenjën tuaj zoodiakale, në mëyrë që mos të shtoni në peshë dhe të arrini linjat tuaja ideale.

DASHI (21 Mars – 20 Prill)

Për shenjën e Dashit rekomandohet konsumimi sa më i shpeshtë i lakrës, panxharit të kuq, rrepës, karrotës dhe selinosë. Gjithashtu edhe jeshillëqet juve ju bëjnë shumë mirë, të tilla si: majdaonozi, koperi dhe qepa e njomë. Ndërsa përsa i përket mishit, më i përshtatshëm për shenjën tuaj janë mishi i kecit dhe i qengjit. Ndërsa nga frutat më të mirat për ju janë qitroja dhe bostani. Ndërkohë duhet të hiqni dorë nga vaktet e vona në mbrëmje, të kufizoni kafen dhe gjithashtu të mos konsumoni të kripura dhe të yndyrshme.

DEMI (21 Prill – 20 Maj)

Demat në përgjithësi duan të ushqehen mirë dhe në mënyrë sa më të shijshme. Për shenjën tuaj rekomandohet të hani më ngadalë dhe në porcione më të vogla. Juve ju rekomandohet të konsumoni ushqime të pasura me vitaminat A dhe D si dhe të pasura me jod. Perimet që nuk duhet tju mungojnë janë: spinaqi, domatet dhe bizelet ndërsa frutat që ju bëjnë më mirë janë: mollët, bananet, avokado, pjeshkët, dhe frutat e pyllit. Juve ju lejohet edhe përdorimi i erëzave, sidomos në gatimet e mishit të viçit, i cili ju bën edhe mirë.

BINJAKËT (21 Maj – 20 Qershor)

Për të lindurit e shenjës së Binjakëve rekomandohet konsumimi i vezëvë, djathit, arrave dhe gjizës, të cilat kanë përfitime për shëndetin tuaj. Ndër perimet nuk duhet tju mungojnë në tavolinë lakra e kuqe, selinoja dhe barbunjat. Ndërsa përsa i përket frutave, më të përshtatshmet për ju janë pjeshka, shega, kumbulla e zezë dhe rrushi i thatë. Në lidhje me mishin më mirë për ju bën pula dhe duhet të kufizoni mishin e kuq.

GAFORRJA (21 Qershor – 22 Korrik)

Shenjës së Gaforres i rekomandohet të konsumojë sa më tepër ujë dhe lëngje gjatë ditës si dhe të mos e teprojë me ushqimet e kripura dhe ato pikante. Ndër perimet më të rekomanduara për ju janë lakra, patatet dhe kastraveci. Ndërsa jeshillëqet konsumojini pa kufizim, pasi ju ndihmojë në pastrimin e organizmit dhe janë të përshtatshme për shenjën tuaj. Lidhur me frutat ju këshillohen kokosi, rrushi dhe bostani.

LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)

Për shenjën e Luanit rekomandohet konsumimi i mishit të pulës dhe duhet hequr dorë nga mishi i kuq. Ndër perimet më të mira për këtë shenjë janë ullinjtë, kungujt dhe patëllxhanet. Ndërsa ndër frutat që rekomandohen më tepër janë ananasi, portokallet dhe mandarinat. Gjithashtu konsumoni sa më shumë produkte të pasura me vitaminat C dhe E, për të cilat ka nevojë organizmi juaj.

VIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)

Virgjëresha është në përgjithësi një shenjë që kujdeset shumë për trupin dhe linjat e veta. Prandaj, për të qënë në formë sa më të mirë ndër frutat rekomandohen pjeshkët, shega, mollët, si dhe gjithashtu sa më shumë jeshillëqe të freskëta.Përsa i përket mishit, ju këshillohet të konsumoni vetëm mishin e viçit. Ndërsa në lidhje me perimet rekomandohen bizelet, lakra, sallata dhe selinoja. Ndërsa nga pikantet është më mirë të hiqni dorë.

PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)

Për të lindurit e shenjës së Peshores, të cilët në përgjithësi i duan shumë të ëmblat, ka ardhur koha të heqin dorë nëse duan të jenë në formë sa më të mirë. Në vend të ëmbëlsirave konsumoni fruta të tilla si: banane, ananas , fruta pylli, qershi, pjeshkë dhe hurma, të cilat janë të pasura me shumë vitamina dhe ju japin energji. Përsa i përket mishit, ai nuk është shumë i përshtatshëm për shenjën tuaj dhe nëse doni të bini në peshë, atëherë harrojeni mishin për pak kohë ose bëhuni vegjetarianë. Për perimet nuk ka kufizime për ju, mund ti konsumoni sa më shumë.

AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)

Për Akrepin rekomandohet konsumimi i peshkut dhe i prodhimeve të ndryshme të detit. Gjithashtu ju rekomandohet të konsumoni ushqime të pasura me vitamina B, C dhe E. Përsa i përket frutave për ju janë shumë të mira fruatat si kivi, portokalli dhe qitro. Ndërsa nga perimet: karrotat, specat dhe rrepat. Gjithashtu nëse doni të jeni në formë duhet të kufizoni kripën dhe pikantet.

SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Për shenjën e Shigjetarit janë shumë të përshtashme dhe nuk krijojnë kompikacione lakra, artiçoka por edhe fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat. Përsa i përket mishit, atë duhet ta shmangni sa më shumë të mundeni dhe si opsion alternativë për shenjën tuaj është mishi i sojës. Ju mund të konsumoni pa kufizim çdo lloj jeshillëqesh, ndërsa nga frutat shijoni mangon dhe hurmat arabe pasi ato nuk ju shëndoshin.

BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)

Ushqimi i Bricjapit duhet të jetë sa më i pasur me hekur, fosfor, kalcium dhe proteina. Përsa i përket mishit, më tepër i rekomandueshëm për shenjën tuaj është mishi i viçit. Ndërsa nga perimet patëllxhanet, specat dhe rrepat. Jeshillëqet gjithashtu nuk duhet të mungojnë nga tavolina juaj, sidomos spinaqi dhe rukola.Ndërsa nga frutat, ju rekomandohen më tepër frutat e pasura me vitaminë C.

UJORI (20 Janar – 18 Shkurt)

Për Ujorin këshillohet konsumimi i rregullt i vakteve duke eleminuar brumrat me miell të bardhë. Ideale për ju janë drithërat e plota integrale, të shoqëruara me bulmet natyral pa shumë yndyrë. Përsa i përket perimeve, ju rekomandohen patëllxhanet dhe panxhari i kuq, ndërsa nga frutat mund të konsumoni pjepër pa e kufizuar veten. Githashtu shumë mirë për ju janë edhe jeshillëqet dhe erëzat e freskëta.

PESHQIT (19 Shkurt– 20 Mars)

Për të lindurit e shenjës së peshqve rekomandohet konsumimi sa më shumë i prodhimeve të detit dhe eleminimi i mishit të kuq dhe të bardhë për një formë sa më perfekte trupore. Ndër erëzat më të dobishme për ju janë: estragoni, kerri, speci chilli dhe kumina. Përsa i përket frutave ju këshillohen frutat tropikale, si mango, ananasi, avokado etj. Ndërsa ndër perimet me shumë vlera për ju janë artiçoka dhe perimet e tjera të gjelbërta si: barbunjat, bizelet, etj. Duhet të hiqni dorë nga të skuqurat dhe të konservuarat.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717