INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të përdorni kondicionerin në verë dhe të mos ftoheni

Si të përdorni kondicionerin në verë dhe të mos ftoheni

Publikuar më: 13:46 23-06-2019

Në këto ditë të nxehta duket se kondicioneri është mënyra e vetme për t’i shpëtuar vapës.

Por në këto ditë duhet treguar edhe kujdes më i madh pasi rrezikojmë të sëmuremi.

Nuk e duan të gjithë, por sigurisht që kondicioneri është miku më i mirë i mirëqenies në ditët e nxehta të verës. Freskon, than lagështirën, na ndihmon të kemi në shtëpi një temperaturë të duhur dhe të pushojmë natën.

Ja disa këshilla:

Zgjidhni mundësisht një produkt të një cilësie të mirë, pak më të shtrenjtë, pasi ata ofrojnë një efikasitet më të mirë të energjisë dhe të kursimit. Njësia e ftohjes duhet të jetë e instaluar në krye, në mënyrë që të marrë shpërndarje homogjene të qarkullimit të ajrit. Duhet të verifikoni që ajri qarkullon lirisht pa probleme, përndryshe kondicioneri bëhet i padobishëm.

Sytë tek temperatura- Nëse jashtë temperatura është më shumë se 30 gradë, nuk është nevoja që për të pasur fresk të çosh temperaturën e kondicionerit në 18 gradë Celcius. Në këtë mënyrë vetëm konsumoni elektricitet. Për të shijuar freskinë, mjafton ta mbani 4-5 gradë më pak nga jashtë. Më mirë është të ndizni kondicionerin gjysmë ore para se të rrini në dhomë.

Mos e mbani ndezur natën- Të mbash kondicionerin ndezur për gjithë natën është thjesht një shpërdorim i energjisë elektrike dhe rrezik i madh që të ftoheni.

Rreziku i ftohjes artificiale- Rreziqet më të mëdha vijnë nga ndryshimet termike, për shembull kur hyni në një dhomë të ftohtë të djersitur nga vapa, apo nga mospastrimi i aparaturës. Në filtër mblidhet pluhuri, mikroorganizma dhe myk nëse nuk pastrohet, përgjegjëse këto edhe për alergjitë dhe infeksionet.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438