INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të përdorni aplikacione që s'janë të disponueshme për vendin tonë?

Si të përdorni aplikacione që s'janë të disponueshme për vendin tonë?

Publikuar më: 16:22 10-07-2018

Aplikacione si Spotify nuk janë të disponueshme për shqipërinë. Netflix nuk ofron të gjithë serialet e veta për çdo vend ku operon, përfshirë vendin tonë. Aplikacione të shumtë janë të disponueshëm veç për disa vende të caktuara(Youtube Red, Amazon Music, Amazon Prime Videos etj).

Mbase disa dorëzohen menjëherë sapo lexojnë që vendi i tyre nuk suportohet, por ama ka mjaft mënyra për të përdorur çfarë duam pa u transferuar nga Shqipëria.

Gjithçka që duhet bërë është shumë e lehtë. Fillimisht duhet që të instaloni një VPN(Virtual Protected Netëork). Më pas duhet që të gjeni nga të shkarkoni programin në fjalë. Nqs përdorni Android ka dy mënyra:
1. Përdorni Aptoide për të shkarkuar programin e kërkuar(mënyra më e shkurtër)
2. Hapni një account të ri Gmail, por ama deklaroni që jetoni në Shba apo Kanada kur të krijoni account-in.

Pas kësaj thjesht aktivizoni VPN, hapni aplikacionin dhe kalofshi bukur(Netflixx dhe Youtube Red kanë plane veç me pagesë, kurse Spotify free luan këngët vetëm random)

Për ju që përdorni iPhone më vjen keq që t'iu informoj që të gjithë opsionet e VPN që mund të sygjeroj janë të paguar. Sidoqoftë disa aplikacione nuk kanë kosto të lartë, prandaj janë të përballueshëm dhe ia vlejnë.

Meqë erdhët deri këtu mbase nisët të mendoni se çfarë po mendoj unë që akoma nuk kam përmendur asnjë VPN. Epo lista është e gjatë, por unë po ju flas veç për më të mirat prej tyre.

Opsionet falas janë veç tre dhe vlejnë veç për ata që përdorin Android apo PC: Touch VPN(përherë falas dhe mjaft i shpejtë)
Windscribe(15 GB falas për muaj, mjaft privat dhe i sigurtë)
TurboVpn(jo dhe aq privat, i sigurtë, apo i shpejtë, por ama mbetet falas)

Opsionet më të mira të paguara janë:
Windscribe(internet pa limit dhe çmim mjaft i lirë)
ExpressVPN(cilësuar si VPN më e mirë, por pak e komplikuar për fillestarët)
NordVPN(super e sigurtë, e shpejtë dhe ka fituar çmim si nr. 2 pas ExpressVPN)

ExpressVPN-Premium-Account135465.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934