INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të keni rezultat maksimal në punë? Kushtojini rëndësi këtyre aftësive

Si të keni rezultat maksimal në punë? Kushtojini rëndësi këtyre aftësive

Publikuar më: 14:12 11-08-2017

Është e sigurt që secili prej nesh ka konkurrencë në punën që bën. Ndonjëherë na mërzit shumë kjo gjë pasi ndiejmë se nuk po bëjmë maksimumin, ndërsa kolegët tanë po.


Ne ju këshillojmë të mos shqetësoheni, pasi i gjithë sekreti është të punoni më shumë për të përmirësuar disa aftësi. Nëse nuk jeni të kënaqur në punën që kryeni, është më mirë të largoheni duke lënë një përshtypje të mirë, edhe tek stafi me të cilët punoni.

Gjithsesi kjo nuk e heq përgjegjësinë tuaj për t’u përmirësuar. Më poshtë lexoni disa gjëra që ju duhet t’i keni që me patjetër të jeni të suksesshëm.

Duhet të jeni ambiciozë
Ambicia është një cilësi që duhet ta keni të gjithë nëse doni të ecni dhe të bëni karrierë. Nëse nuk synoni më shumë, ju e kufizoni veten që të mos arrini më shumë.

Sigurohuni të jeni të dukshëm për shefat
Nëse jeni të padukshëm në zyrë, ka shumë pak mundësi të përparoni në karrierë. Tregoni se jeni të dobishëm dhe mbani kontakte me shef.

Kuptoni pikat e dobëta dhe përmirësojini
Kuptoni pikat e dobëta dhe përmirësojini ato. Gjithashtu krijoni një listë të aftësive në të cilat ju jeni ekspertë, në këtë mënyrë do të mund të dini qartë se për çfarë pozicionesh mund të aplikoni në fushën tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0022997856140137