INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kaloni periudhat e vështira? Ndiqni këto këshilla

Si të kaloni periudhat e vështira? Ndiqni këto këshilla

Publikuar më: 13:54 10-08-2017

Mund të ketë disa ditë, javë, muaj, ndoshta edhe vite, kur për arsye të çfarëdoshme vetëm të kalosh ditën, të punosh ose të vendosësh një këmbë para tjetrës, duket shumë e vështirë. Me të vërtetë, vërtet e vështirë.

Ndoshta, për shkak se mund të keni patur probleme me ankthin, depresionin ose ndonjë gjendje tjetër mendore. Ndoshta, sepse e keni zemrën të thyer. Ndoshta keni kaluar një traumë fizike ose emocionale. Ndoshta jeni thellësisht të pikëlluar. Ose për asnjë arsye të caktuar.

Është në rregull të kaloni një periudhë të vështirë. Kjo nuk ju bën më pak të dashur, të denjë ose të aftë. Kjo vetëm do të thotë që jeni njerëzorë.

Pra, nëse ju ose dikush që doni, po kalon një periudhë të vështirë, një kohë gjatë së cilës gjithçka duket e tepërt, ju ofrojmë 25 sugjerime përkujdesëse për t’ju ndihmuar ju ose të dashurit tuaj t’ua hidhni këtyre periudhave.

1. Qani një herë e mirë dhe nxirreni të gjithë ndjesinë e keqe me ngashërima.

2. Thirrni një mik të besuar ose një anëtar të familjes dhe bisedoni.

3. Merrni një ditë pushim. Shkëputuni nga gjithçka.

4. Rezervoni një takim me terapeutin tuaj.

5. Përcaktoni pritjet tuaja për veten në këtë kohë. Kur kaloni një periudhë të vështirë bëni mirë të zbusni pritjet tuaja për veten dhe të tjerët

6. Shtrihuni të flini herët por më parë lexoni pak faqe nga ndonjë libër që ju pëlqen.

7. Drejtohuni për nga bukuria e artit për të gjetur pak ngushëllim.

8. Kërkoni ndihmë. Prej kujtdo që ju nevojitet – shefit tuaj, mjekut tuaj, partnerit tuaj, terapistit, nënës tuaj. Le ta dinë që keni nevojë për ndihmë.

9. Mbushuni me frymë. Thellë. Ngadalë.

10. Hidratohuni. A keni pirë ujë të mjaftueshëm sot?

11. Hani. A keni ngrënë diçka të shëndetshme dhe ushqyese sot?

12. Gjumi. A keni fjetur 7-9 orë? A është koha për një pushim?

13. Bëni një banjë. Pastaj thani flokët dhe vishni rrobat që ju bëjnë të ndiheni mirë.

14. Dilni jashtë dhe qendroni në diell.

15. Thurni. Gdhendni. Gatuani. Luajini duart.

16. Krijoni një plan nëse ndiheni të rënduar. Rendisni se çfarë duhet të bëni për të trajtuar dhe adresuar çdo përgjegjësi që keni. Ndajeni atë në copa të manaxhueshme dhe të kuptueshme.

17. Merrni pesë minuta për të medituar.

18. Shkruani një listë me “25 Arsyet” pse do të jeni mirë.

19. Pyeteni veten: Cili është prioriteti im i rradhës? Bëjeni atë. Pastaj pyeteni veten sërish.

20. Bëni një pushim larg teknologjisë. Fshini ose çaktivizoni mediat sociale nëse e keni të pamundur t’u rrini larg.

21. Blini drekën tuaj në vend që ta detyroni veten ta paketoni. Blini lulet që ju pëlqejnë më shumë.

22. Shikoni fotot e njerëzve që doni më shumë. Vendosini ato si sfond të telefonit ose laptopit tuaj.

23. Shkoni diku në bregdet. Merrni pak jod.

24. Mos harroni: puna juaj e vetme tani është të vendosni një këmbë para tjetrës.

25. Nëse doni të qendroni në shtrat gjithë ditën duke shikuar TV, bëjeni atë. Mjaft t’ju shijojë!

Shpresoj që e keni gjetur këtë listë të sugjerimeve të vetë-kujdesit të dobishme në një farë mënyre. Por ju lutemi të mbani mend, që kjo listë nuk është e plotë dhe jo çdo pikë mund të jetë e duhura për gjendjen tuaj. Kjo listë nuk ka për qëllim të luajë rolin e recetës për ju, as nuk nënkuptojmë që ju duhet t’i bëni të gjitha për t’u ndjerë më mirë për veten. Ju jeni eksperti i përvojës suaj dhe besoj që ju e dini se çfarë është më e mira për ju.

Kjo listë është vetëm një pikë fillimi që synon të nxisë mendimet tuaja rreth mënyrës si mund të kujdeseni më mirë për veten gjatë kohëve të vështira të jetës dhe të ndizni kuriozitetin dhe interesin për t’u marrë me veten më shumë tani dhe në vazhdim.

Article Logic
Execution time: 0.0040619373321533