INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të humbisni kilet e tepërta për vetëm 10 ditë duke ndjekur këtë rutinë kaq të thjeshtë ushqimore!

Si të humbisni kilet e tepërta për vetëm 10 ditë duke ndjekur këtë rutinë kaq të thjeshtë ushqimore!

Publikuar më: 19:01 10-06-2018


Humbja e peshës së tepërt nuk është edhe aq e vështirë, çfarë është e vështirë në të vërtetë është gjetja e vullnetit dhe përkushtimi ndaj të gjithë procesit.

Sot qarkullojnë një numër i madh dietash që supozohet t’ju ndihmojnë për të humbur kilet. Por thelbi i të gjithë këtij procesi është zgjedhja me kujdes e regjimit ushqimor dhe aktivitetit fizik.

Ndërkohë sipas ekspertëve, të pini sa më shumë ujë do t’ju ndihmojë të bini në peshë shpejt dhe rezultatet do të mund t’i vëreni brenda 10 ditësh.

Uji është një nga bazat e jetës tonë. Pjesa më e madhe e organeve të trupit kanë nevoja tepër të mëdha për të. Ndonjëherë ndodh të ngatërrojmë urinë me etjen. Dhe në vend të ushqimit, mund të keni nevojë për një gotë ujë.

Uji ndikon në djegien e kalorive: Ja çfarë duhet të keni parasysh:


- Pini 250 ml ujë çdo mëngjes me stomakun bosh sapo të zgjoheni nga gjumi
- Pini 200 deri në 250 ml ujë përpara se të konsumoni mëngjesin
- Pini 100 deri në 200 ml ujë pas çdo filxhani kafeje ose çaji që konsumoni;
- Pini 200 deri në 500 ml ujë përpasa se të hani një vakt të caktuar
- Pini 300 deri në 600 ml ujë përpara se të shkoni për të fjetur gjumë

Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928