INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të FUQIZONI jetën tuaj seksuale në 2019? Ja 5 këshilla të vlefshme për të gjithë

Si të FUQIZONI jetën tuaj seksuale në 2019? Ja 5 këshilla të vlefshme për të gjithë

Publikuar më: 11:47 31-12-2018

Jemi tre ditë larg nga Viti i Ri dhe të gjithë po vendosin objektivat e tyre. Më shumë palestër, më shumë libra të lexuar, më shumë kohë e kaluar me shoqërinë, pro si thoni të merrni në konsideratë edhe jetën tuaj seksuale? Nëse mendoni se nuk keni qenë në formë në 2018, ju tregojmë 5 mënyra të thjeshta që ju ta fuqizoni atë më mirë në 2019.

1. Dil jashtë nga dhoma e gjumit

Kur është hera e fundit që keni bërë seks jashtë dhomës së gjumit? Seksi në vende të tjera është gallatë! Vendoseni ku të doni, në zyrë, hotel apo publik çdo vend tjetër do të rrisë rrezikun, adrenalinën dhe do ta bëjë seksin tuaj akoma më të mirë.

2. Foli (ndyrë) të dashurës tënde

Komunikimi në dhomën e gjumit është çelësi. Si mund të marrësh atë që do, nëse nuk e kërkon fillimisht. Në krevat duhet ta rrisni pak lojën tuaj dhe t;i flisni pak ndyrë të dashurës. Bëjeni me stil dhe gradualisht.

3. Provoni pozicione të reja

Nëse jeni në një lidhje seksi mund të bëhet monoton. Të dy e dini se çfarë ju pëlqen dhe hidheni menjëherë në sulm duke përfunduar aktin në një periudhë të shkurtër kohe. Këtë vit që vjen bëhuni më kreativ se aq. Provoni pozicione të reja, studioni “Kamasutrën” me të dashurën tuaj. Do të qeshni dhe do të zbaviteni shumë së bashku.

4. Provoni pak Tantrën

Të lidhesh me shpirtërisht me partnerin gjatë seksit është gjithçka. Nëse nuk jeni shumë i mirë me komunikimin verbal atëherë duhet të provoni Tantra, një ritual që të ndihmon në përfytyrimin e gjërave. Përfytyroni një sekse të mrekullueshëm në mendjen tuaj dhe largoni çdo negativitet, në këtë mënyrë do arrini kënaqësinë maksimale.

5. Bëhuni proaktiv

Kjo metodë funksionon në çdo rast. Nuk ka asgjë më seksi se të jesh proaktiv. Bëhu i sigurtë në vetvete dhe afroju një femre me shumë siguri, në këtë mënyrë do t’i japësh asaj sinjale sensuale që do ta bëjnë për vete.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598