INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të fitoni vetëbesimin me vetëm 5 mënyra

Si të fitoni vetëbesimin me vetëm 5 mënyra

Publikuar më: 11:58 25-06-2017

Vetëbesimi është një tipar i çmueshëm por paksa i ndërlikuar.

Kur vetëbesimi është i lartë, ndihemi më të fortë për t’u rimëkëmbur pas gjithçkaje që kalojmë. Jemi më të qendrueshëm kundër ankthit dhe refuzimit. Nivelet e hormonit të kotizolit ulen në rrjedhën e gjakut.  

Aspektet pozitive janë të dukshme, por të përmirësuarit të vetëbesimit mund të jetë sfidues, veçanërisht nëse kemi hasur pengesa më parë. Në një postim të TED, psikologu Guy Winch — i cili ka një eksperiencë 20 vjeçare me pacientë, shpjegon se pavarësisht gjithçkaje, vetëbesimi ynë mbetet i lëkundshëm duke pësuar luhatje në ditë apo madje dhe orë të ndryshme të ditës.

Një komplikim tjetër është se si ndërtohen karrierat tona në bazë të vlerësimit për veten. Për shembull, një shef kuzhine do të ishte i ofenduar nëse klientët nuk do ta pëlqenin gatimin e tij. Por kjo gjë nuk ndodh me dikë që nuk gatuan për të siguruar jetesën. Winch thotë se kjo ndodh si pasojë e aspekteve të rëndësishme të identitetit tonë.

Ai përcaktoi pesë mënyra për të ndihmuar në përmirësimin e vetëbesimit dhe në manaxhimin e momenteve të vështira të çdo dite.

1. Përdorini mendimet pozitive në mënyrën e duhur.

Mendimet pozitive janë metodë e të praktikuarit të “ju jeni çfarë mendoni.” Ideja është që ta mbushni mendjen me mendime pozitive deri sa të filloni t’i besoni realisht.

Janë të zakonta përpjekjet për të përmirësuar vetëbesimin, por Winch thotë që ka një problem. Mendimet pozitive ndonjëherë tentojnë t’i bëjnë njerëzit të ndihen më keq pasi ndodh që këto mendime të bien ndesh me besimet.

Winch sugjeron shkëmbimin e mendimeve si: “Do të jem i/e suksesshme” me diçka më të manaxhueshme si “Do të përpiqem deri sa të kem sukses!”

2. Identifikoni çfarë dini të bëni më mirë.

Winch thotë se vetëbesimi rritet kur tregojmë aftësi të vërteta dhe arritje në fusha të jetës që kanë më shumë rëndësi për ne. Ndoshta jeni të mirë në vrap. Bëjeni mjaftueshëm. Ndoshta jeni të mirë në kuzhinë. Gatuani më shumë! Organizoni takime.

Çelësi, sipas tij, është të zbuloni aftësitë tuaja më të mira dhe të krijoni mundësi në bazë të tyre, madje dhe karriera që t’i vënë më shumë në pah.

3. Mësoni të pranoni komplimentat.

Kur ndihemi keq në lidhje me veten, është e vështirë për të tjerët të na tërheqin drejt humorit tjetër. Winch thotë që tentojmë të jemi më rezistentë ndaj komplimentave në këto momente, edhe pse pikërisht në ato momente kemi më shumë nevojë.

Ai thotë se në vend që t’i trajtojmë komplimentat si gënjeshtra, duhet t’i vëmë vetes qëllim t’i tolerojmë kur na bëhen. Edhe nëse nuk ndiheni rehat me këtë fakt, do të jetë e frytshme në periudhë afatgjatë.

Mënyra më e mirë për ta ndaluar veten së përçmuari komplimentat, është të përgatisim disa përgjigjje të sakta në të tilla situata dhe ta detyrojmë veten t’i përdorim deri sa të bëhen automatike. Këto përgjigjje mund të jenë “faleminderit!” ose “sa e sjellshme nga ana jote!”. Impulsi për t’i kaluar komlimentat me të qeshura do të kalojë me kalimin e kohës dhe do të shërbejë si shenjë e përpjekjeve të mira që po bëni në këtë drejtim. 

4. Mos e kritikoni veten.

Mos e dëmtoni më shumë veten nëse ndiheni keq.

Fatkeqësisht, Winch thotë që këtë priremi ta bëjmë të gjithë. Kur e kemi vetëbesimin të ulët, tentojmë ta dëmtojmë veten më shumë duke e kritikuar.

Winch thotë se duhet të luftojmë kundër vetëmëshirimit. Kur e ndjeni që dimensionet tuaja të brendshme po fillojnë t’ju kritikojnë, pyeteni veten nëse do t’ia thonit të njejtat gjëra një miku. Ndoshta jo, apo jo?

Ne tentojmë të jemi më mëshirues me miqtë se sa me veten, kështu që mendojeni dy herë përpara se të filloni të kritikoni veten në lidhje me gabimet që bëni. Winch thotë që duke vepruar kështu, do të shmangni dëmtimin e vetëbesimit tuaj, duke lejuar që të përqendroheni në përmirësimin e vetes.

5. Kujtojini vetes sa vleni.

Nëse vetëbesimi juaj pëson ndonjë rënie, Winch thotë që kjo është mënyra më e mirë për ta bërë të rimëkëmbet.

Nëse refuzoheni nga dikush me të cilin/cilën keni dalë, bëni një listë me cilësi që ju bëjnë të jeni një partner i mrekullueshëm, siç mund të jetë të qenurit emocionalisht të gatshëm. Nëse nuk u ngritët në detyrë, nxirrni karakteristikat që ju bëjnë një punonjës të vlefshëm, siç është besueshmëria ose të qenurit të dedikuar.

Shkruani një paragraf të shkurtër ose dy në lidhje me arsyet pse cilësia është e rëndësishme dhe pse njerëzit duhet ta vlerësojnë. Winch thotë ta bëni këtë ushtrim çdo ditë për një javë ose kurdoherë që ndiheni sikur keni nevojë për pak stimul.

Të ndërtuarit të vetëbesimit nuk është i lehtë dhe kërkon punë, por Winch thotë që kthimi është i pakonsiderueshëm nëse nuk e bëni siç duhet. Do ta gjeni veten duke zhvilluar zakone emocionale të shëndetshme dhe do të dini të ngriheni me kokën lart pas çdo zhgënjimi.

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162