INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të behësh pjesë e sporteve ekstreme? Çiklisti tregon çfarë duhet të bëni për të përjetuar Adrenalinë të madhe [VIDEO]

Si të behësh pjesë e sporteve ekstreme? Çiklisti tregon çfarë duhet të bëni për të përjetuar Adrenalinë të madhe [VIDEO]

Publikuar më: 12:25 08-11-2018

Në shqipëri po zhvillohen shumë sporte nga ta më të zhvilluara botërisht deri tek ata më pak të përhapura. Çiklizmi është një sport jo shumë i zhvilluar në vendin tonë. Janë të pakta garat dhe aktivitetet që bëhen për këtë lloj sporti. Në një intervistë për emisionin Adrenalinë në IN Tv, Rei Gjinali tregon më shumë rreth këtij sporti.

“Për tu bërë pjesë e çiklizmit dhe sidomos një çiklist i Downhill, duhet vetëm pasioni dhe guximi asgje tjetër. Si femrat dhe meshkujt mund ta praktikojnë këtë sport edhe pse në vendin tonë nuk është shumë i përhapur”- tha Rei Gjinali për IN Tv.

I pyetur se në cilat vende dhe çfarë kushtesh bëni stërvitjen Rei tha se : “Kushtet më të mëdhaja na i ka dhënë zoti. Por për stërvitja përdorim edhe vendet ku jan zhvilluar gara më para dhe tani ne i përdorin për të bërë stërvitje”.

Çiklizmi nuk është se u sjell përfitime financiare personave që merren me këtë sport. Në lidhje me këtë çështje Rei thotë se: “Ne njifemi si çiklistë të Doënhill nga federata shqipëtare e çiklizmit por nuk është se marrim përfitime monetare”. Edhe pse është një sport ekstrem çiklisti Gjinali tregoi se nuk ka pasur ndonjë incident të rëndë por thjeshtë gërvishtje të vogla. Më shumë kanë qenë shfaqje dhe shoë se sa incidente.

Intervista e plotë:

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893