INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ta kuptosh që ende i pëlqen? Provoni këtë test

Si ta kuptosh që ende i pëlqen? Provoni këtë test

Publikuar më: 11:44 25-06-2017

I pëlqej akoma? Me të vërtetë? Fizikisht e kam fjalën... dhe a i kam pëlqyer ndonjëherë?

Ndoshta e gjen veten te ndonjë nga këto pyetje, tipike femërore, do thoshin burrat. Nëse gjatë kohës që bëni dashuri të kap  dyshimi 'do jetë duke menduar për një tjetër?', ose ka javë që nuk të thotë që i dukesh e bukur dhe kjo gjë të bën të ndihesh keq, por nuk ke kurajën ta pyesësh, ose nëse do doje shumë të befasoheshe nga një puthje  pasiononte që nuk vjen më prej vitesh…jemi kuptuar...

Nëse një apo të gjitha këto, rrotullohen në mendjen tënde herë pas here ndoshta dhjetë pyetjet që ndodhen këtu vlejnë për ty. Duhet t’i shohësh me kujdes këto pyetje dhe t’u kthesh përgjigje sinqerisht, sepse në fund të fundit asnjeri nuk do e zbulojë. Për të zbuluar nëse, faktikisht po ndodh diçka në marrëdhënie ose nëse është gjithçka në kokën tënde.

Shkoni për të fjetur gjithmonë në të njëjtën kohë. Flisni pak, përkëdheleni, shpesh bëni dashuri para se të flini.

(E vërtetë 0 pikë, e pavërtevë 2 pikë)

Ka afërsisht dy muaj që ai nuk të kërkon fizikisht, shpesh duhet ta marrësh ti iniciativën. Kjo përtaci e tij nuk është normale, dikur nuk ka qenë kështu.

(E vërtetë 3 pikë False 1 pikë)

Nuk të thotë praktikisht kurrë që i dukesh sexy, që i pëlqen, që je gjithmonë e më e bukur.

(E vërtetë 2 pikë False 0 pikë)

Nëse duhet të zgjedhë mes një ndeshjeje në TV dhe një darke në restorant me ty, zgjedh të parën.

(E vërtetë 2 pikë False 1 pikë)

Nuk të fton kurrë për të dalë me miqtë e tij, edhe nëse dikush nga ata merr rregullisht shoqen e tij kur dalin.

(E vërtetë 1 pikë False 0 pikë)

Mendon që e ke lënë veten pas dore kohët e fundit, nga pikëpamja fizike. Stresi, puna, familja… kush ka kohë të kurohet e të mbajë dietë?

(E vërtetë 3 pikë False 1 pikë)

Shpreh shpesh vlerësime për ndonjë vajzë që takoni ose qoftë edhe për ndonjë velinë në televizion dhe kjo gjë ty nuk të pëlqen.

(E vërtetë 2 pikë false 1 pikë)

Prej më shumë sesa një viti pa llogaritur ditëlindje dhe festa komerciale, nuk të surprizon me ndonjë dhuratë, qoftë edhe të vogël, por të mbushur me ndjenjë dhe spontane.

(E vërtetë 3 pikë False 1 pikë)

Kalon gjithmonë e më shpesh, kohë vetëm, në kompjuter ose me ndonjë nga hobet e tij.

(E vërtetë 3 pikë False 1 pikë)

I propozon të bëni dush ose vaskë bashkë dhe ai gjen një justifikim për të refuzuar.

(E vërtetë 3 pikë False 0 pikë)

Në fund mblidh pikët që ke marrë dhe lexo profilin e marrëdhënies që të korrespondon.  

Më pak sesa 15 pikë

I pëlqen ende. Jeni një çift i fortë edhe nga ana e tërheqjes që keni. Që nuk është vetëm fizike, të kuptohemi, por që është e rëndësishme për të mbajtur çiftin të bashkuar dhe të kënaqur me marrëdhënien. Koha kalon, për të gjithë, por për ju të dy, duket sikur ka ndalur…Edhe sa do zgjasë? Varet nga ju, por nëse ia keni dalë të arrini deri këtu, e ardhmja duhet të rezervojë të njëjtat surpriza të këndshme. Nëse ke ndjesinë që nuk i pëlqen më…ndoshta është vetëm një frikë jotja. Mos u mendo më, kënaqu. Pëlqeheni!  

Fiks 15 pikë

Atëherë ja çfarë duhet të bësh. Para së gjithash rri e qetë, nuk ka ndodhur asgjë mes jush. Lexo të dy profilet. Mblidhi, pjesëtoji, nxirr konkluzionet e tua.

Më shumë sesa 15 pikë

Një rezultat i lartë do të thotë që ndoshta një pjesë e frikërave të tua, janë të bazuara. Nuk e tërheq më aq shumë. Kush e ka fajin? Kush e di! Me kalimin e kohës, njerëzit nuk mbeten më ata që ishin. Mos e ngatërro dashurinë me tërheqjen. Ka ndryshuar mendje ai, apo ke ndryshuar ti? Apo ndoshta të dy po ndiqni drejtime të ndryshme? Ndoshta e di tashmë, ndoshta mund ta zbulosh duke bërë një test të ndershëm ndërgjegjeje. Nuk është kurrë shumë vonë për të vënë në vend një situatë që nuk po shkon siç duhet. Mbi të gjitha nëse ka dashuri.

Article Logic
Execution time: 0.0030581951141357