INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ta bëjmë veten të lumtur për 7 ditë

Si ta bëjmë veten të lumtur për 7 ditë

Publikuar më: 18:16 20-01-2016
Shpeshherë pyesim veten se ç’mund të bëjmë për ta bërë veten tonë të lumtur në një kohë të shkurtër.Për gjërat që i kemi vet në dorë, ekspertët na sugjerojnë  si të veprojmë  për secilën ditë.
 
1-E hënë, mbani një ditar
 
Sipas një studimi,nëse kaloni 15 minuta në ditë duke shkruar mendimet dhe ndjenjat tuaja, do ju ndihmojë të largoni ndjenjën e ankthit.
  
2-E martë, bëhuni  njerëz  më të mirë
 Ndoshta do duket pak e ekzagjeruar, që githmonë  duhet të jeni  një person më i mirë, por ky është çelsi për të qenë të lumtur me veten tuaj. Ndani mirësinë  tuaj me të tjerët, sepse kjo do krijojë një atmosferë  pozitive në ambjentin qe ju rrethon.
 
3-E mërkurë, mësohuni të qëndroni vetëm
 Ekspertët sqarojnë se të rrish vetëm ndonjëherë nuk të bën keq, por të jep mundësinë të kthjellosh mendimet e tua.Sa më të qartë të  jeni  me veten, aq më shumë produktiv dhe ndjenja gëzimi  do ju vijnë.
 
4-E enjte, mendoni pse ekzistoni
Kjo mund t’ju duket një pyetje me peshë të madhe, por ndihmon që ta bindni veten të nxirrni në dukje vlerat tuaja.Të mendosh edhe për të kaluarën, për arritjet apo dështimet do ndihmojë në rritje të ndjenjës së lumturisë.
 
5-E premte, zbuloni diçka interesante
 Në këtë ditë, idealja do ishte që të kërkonit të kalonit kohën tuaj me diçka që nuk e keni bërë më parë. Kjo mund të jetë një vizitë në një muze apo galeri arti. Përqendrimi në një aktivitet që ju duket interesant, do rrisë mundësinë për të përcjellë te ju ndjenja pozitive.
 
6-E shtunë, jepni diçka
Në shumicën e rasteve, kur jep diçka ndihesh mirë, sepse ke dhënë ndihmën për një gjë sado të vogël. Kjo mund të jetë në mënyra të ndryshme, jo vetëm materiale.
 
7-E diel, harrojeni ndjenjën e fajit
Faji është një nga ndjenjat më të padobishme,sidomos kur jeni ju që po e vuani. Ai mund të shkaktojë ankth dhe pakënaqësi. Këshillohet të hidhni çdo gjë pas krahëve dhe të përpiqeni të nxirrni mësimin më të mirë. 
Article Logic
Execution time: 0.0033209323883057