INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si t'i vishni xhinset e bardha gjatë stinëve të ftohta [FOTO]

Si t'i vishni xhinset e bardha gjatë stinëve të ftohta [FOTO]

Publikuar më: 12:14 16-10-2017

Edhe ikonat e modës që arrijnë të kombinojnë çdo gje me gjithçka dhe vetëbesim, ndonjëherë hezitojnë para se të veshin një palë xhinse të bardha. Pyetjet universale qëndrojnë gjithmonë: Si t’i veshësh një palë xhinse të bardha dhe të dukesh moderne? A ju përshtaten të gjitha formave trupore? A mund të qëndrojnë pa u ndotur për një kohë të gjatë? Me taka apo atlete? Gjithashtu, cilat ngjyra iu qendrojnë më bukur për të dhënë një efekt unik? Së fundmi, a mund t’i veshësh gjatë stinëve të ftohta?
Epo ne kemi marrë disa shembuj që mbase do ju ndihmojnë t’ju japin një përgjigje gjithë këtyre pyetjeve. Provoni të ndiqni këto ide:

what-to-wear-with-white-jeans-198817-1507804683952-main.640x0c.jpg

Nëse Alexa Chung i ka veshur, dijeni që junë një “must”. Vajza më me stil që njohim kombinoii këto xhinse të bardha gjatë Javës së Modës në Londër me një pallto të zezë të gjatë dhe çizme po të zeza. Kaq thjesht dhe mund të shkosh kështu kudo.

what-to-wear-with-white-jeans-198817-1507804694563-main.640x0c.jpg

Doni të bini sa më shumë në sy? Sigurohuni t’i kombinoni ato me një xhaketë me ngjyrë të theksuar dhe një palë pandofla me po të njëjtën ngjyrë.

what-to-wear-with-white-jeans-198817-1507804703476-main.640x0c.jpg

Doni t’ju bëni përshtypje mikeshave tuaja kur të dilni për kafe? Vishini ato me një xhaketë të stolisur, një çantë të veçantë dhe një palë pantdofla pa takë.

what-to-wear-with-white-jeans-198817-1507804721912-image.640x0c.jpg

Shpesh ndodh që gjatë vjeshës dhe dimrit temperaturat rriten dhe ulen njëkohëshisht. Kështu për të mos patur as ftohtë as vapë, vishini ato me një pallto dhe në këmbë këpucë-sandale,

what-to-wear-with-white-jeans-198817-1507804724193-image.640x0c.jpg

Besojini Caroline de Maigret për t’I bërë xhinset e bardha të duken pantallonat më të lakmuara këtë dimër. Gjatë Javës së Modës në Paris, muza dhe figura e Chanel veshi çizme të kuqe Chanel me një xhaketë me të njëjtën ngjyrë për të krijuar pak kontrast me xhinset e bardha.

Article Logic
Execution time: 0.0027179718017578