INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si t’i trajtoni flokët në stinën e pranverës? Ja maska që ju duhet

Si t’i trajtoni flokët në stinën e pranverës? Ja maska që ju duhet

Publikuar më: 15:47 25-03-2019

Duket sikur femrat nuk gjejnë asnjëherë qetësi përsa i përket flokëve. Do të ketë gjithmonë diçka që shkon keq: flokë të djegur, maja dyshe që këputen, flokë të thatë dhe që elektrizohen sa hap e mbyll sytë.

Nëse jeni lodhur nga produktet agresive, përdorni një trajtim shumë interesant që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë gjendjen e flokëve tuaj.

Dhe për këtë arsye ju duhet një trajtim i mirë për të pastruar skalpin e flokëve dhe trajtimi më i mirë është scrub-i. Një mënyrë natyrale është esfolianti me limon dhe vaj kokosi, i cili pastron lëkurën e kokës, e hidraton dhe u jep shkëlqim flokëve.

Çfarë të nevojitet:

1 lugë gjelle vaj kokosi (e gjen në farmaci dhe në dyqanet me produkte kozmetike)

1 lugë gjelle lëng limoni

Në një shishe të vogël, përziej vajin e kokosit me lëngun e limonit. Më pas, duke përdorur një pambuk të pastër, lyej lëkurën e kokës duke bërë edhe pak masazh me mollëzat e gishtave. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe pastaj lajeni kokën si zakonisht./cna.al

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006