INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si t’i thuash shoqes tënde të ngushtë që partneri e tradhton

Si t’i thuash shoqes tënde të ngushtë që partneri e tradhton

Publikuar më: 20:05 14-09-2019

Besojini instinktit

Gjërat mund të mos jenë asnjëherë ashtu siç duken, ndaj mos bëni hamendësime, por besojini instinktit tuaj. Më tej, gjeni shenja që ju ndihmojnë të dalloni nëse vërtet ka diçka që nuk shkon. Nëse ju e keni parë duke bërë diçka të dyshimtë dhe ai ju shmanget, atëherë gjërat vërtet nuk po shkojnë mirë.

 

Jepi tradhtarit një shans

Në momentin që e dini me siguri se ai po bën diçka të keqe, flisni më parë me të se sa me shoqen tuaj. Gjëja e parë që duhet të bëni është që t’i jepni atij mundësinë që të përballet drejtpërdrejt me këtë problem. Në këtë mënyrë, çifti mund t’i korrigjojë brenda vetes problemet.

Nëse ai refuzon të flasë me ju për këtë çështje, atëherë është moment t’i drejtoheni mikeshës suaj.

 

Bëjeni bisedën sy më sy

Mos përdorni kurrë mesazhet apo një telefonatë për të dhënë lajme të tilla. Më mirë takohuni me shoqen tuaj në një kafene ose në shtëpi, pasi ajo do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj. Niseni duke thënë diçka të tillë: “Kjo do të jetë një bisedë shumë e vështirë dhe do ë doja të mos isha unë personi që ta thotë këtë. Por, nëse do të isha në vendin tënd, do të doja ta dija.”

 

Thoni atë që dini dhe më pas tërhiquni

Duke qenë se keni marrë vendimin t’i thoni dikujt një gjë kaq të dhimbshme, duhet të kuptoni se jeni futur në një pjesë shumë private të jetës së saj. Ndaj pasi të kenë thënë ato që dini, përgjegjësia juaj mbaron dhe detyra juaj e vetme është që t’i qëndroni asaj pranë.

Gjithashtu duhet të kuptoni se përgjigja e saj emocionale do të kalojë në shumë faza, ndaj do t’i duhet pak kohë që të vendosë ç’do të bëjë dhe ju nuk duhet ta nxisni të marrë vendime të menjëhershme.

 

Pas kësaj, mbajeni këtë informacion për vete

Pasi të keni bërë pjesën më të vështirë, puna juaj është e thjeshtë: Thjesht qëndroni pranë shoqes suaj dhe mbajeni gojën të kyçur, këshillon Anabel. Mjafton sikleti i faktit që një shoqja jote zbuloi se i dashuri të tradhton, e jo më që ky lajm të bëhet thashetheme. Sigurojeni se nuk do t’i thoni askujt për këtë çështje, në mënyrë që t’i jepni asaj pakëz qetësi mendore në këtë fazë stresuese.

Article Logic
Execution time: 0.0031640529632568