INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si princeshë! 3 fustanet që nuk ia pamë nuses së Gaz Pajës dhe dukej YLL [VIDEO]

Si princeshë! 3 fustanet që nuk ia pamë nuses së Gaz Pajës dhe dukej YLL [VIDEO]

Publikuar më: 10:18 03-06-2019

Gaz Paja dhe Ira Seferi tashmë janë burrë e grua, ku dasma e tyre luksoze dhe madhështore u mbajt në një nga hotelet më luksoze të Tiranës.

Pasi ajo tha “PO”, duke pranuar që të bëhet gruaja e aktorit të njohur Gaz Pajës, Ira gjeti pak kohë për t’u marrë me postimet në Instagram, ku na tregoi disa nga momentet më speciale që i humbëm të shtunën në mbrëmje, ku bëhet fjalë për kërcimin hyrës së bashku me bashkëshortin e saj Gaz Paja, hedhja e buqetës, prerja e tortës, por gjithashtu dhe katër fustanet e Irës që besoj se të gjithëve do ju kenë ngelur fiksim.

Fustani i ceremonisë

Fustani i parë që veshi Ira në ceremoninë e martesës, që u mbajt nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ishte ai klasiku i bardhë, i punuar me thurje në pjesën e bustit dhe tyl në pjesën e poshtme që e tregonte shumë lozonjare.

fff.jpg

Fustani madhështor i hyrjes

kjshafhjugarf from sonila on Vimeo.

Fustani i dyti ishte gjigant dhe i mrekullueshëm. I punuar nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti, fustani ishte i gjithi me rruaza dhe gurë që shndërrinin dhe me një bisht të gjatë gati 3 metra që zinte thuajse të gjithë pistën e kërcimit. I guximshëm në pjesën e bustit dhe me mëngët e varura që e tregonin shumë tërheqëse.

61195223_571561119916406_2683247485557945223_n.jpg

 

Fustani i kërcimit

Fustani i tretë ishte po i bardhë, me mëngët e varura tyl dhe kurrizin e punuar. Fustani nuk ishte shumë i fryrë por kishte një prerje A dhe mjaft i lehtë për t’u menaxhuar dhe për të kërcyer.

62155994_213398639625209_4280620284789350604_n from sonila on Vimeo.

Fustani i hedhjes së buqetës

Fustani i katërt ishte me lozonjar me frudat në të gjithë pjesën e poshtme. Ira e veshi atë gjatë momentit që preu tortën dhe kur hodhi buqetën e nuses te shoqet e saj beqare, ndërkohë që në sfond dëgjohej “Single ladies” e Beyonce-s.

61606530_1313737708785146_2166608937837588160_n from sonila on Vimeo.

62154023_461184384631338_4555104125447997559_n from sonila on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986