INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si përfundoi Lamborgini Hurracan poshtë një Honda Civic? Ja historia e   trishtë dhe e shtrenjtë

Si përfundoi Lamborgini Hurracan poshtë një Honda Civic? Ja historia e trishtë dhe e shtrenjtë

Publikuar më: 16:43 11-07-2018

Epo aksidentet rrugore janë mjaft të shpeshta! Shpesh shohim lajme në lidhje me aksidente të ndryshme dhe fatkeqësisht disa prej tyre janë fatale. Historia që do të lexoni tani fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, por ama ka pasur një kosto mjaft të lartë.

Duke u përpjekur për të kaluar një Honda Civic, shoferi i një Lamborgini Hurracan me një vlerë prej rreth 400 mijë dollarë e ka parë veten në një situatë mjaft të çuditshme. Makina e tij jo vetëm që ka goditur Hondan, por ama ka hyrë poshtë saj.

Ngjarja e çuditshme ka ardhur si pasojë e frenimit të gabuar të shoferit të Hondës bëjnë të ditur autoritetet. Epo ky frenim i gabuar i kushtoi dikujt 400 mijë dollarë, pasi Lamborgini nuk mund që të riparohet më, por ama pronari duket se e ka marë me sportivitet. Ky i fundit ka porositur një Hurracan të ri nga Lamborgini.

Epo disa njerëz mbase nuk vlerësojnë paratë aq sa duhet! Rasti në fjalë nga Chikago duket që jo.

Article Logic
Execution time: 0.0024039745330811