INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si në mesjetë, ka ende plot shqiptarë që i mbajnë paratë ‘nën dyshek’! Detaje nga raporti i BSH...

Si në mesjetë, ka ende plot shqiptarë që i mbajnë paratë ‘nën dyshek’! Detaje nga raporti i BSH...

Publikuar më: 10:35 10-05-2019

Shqiptarët nuk i ndahen zakoneve të lashta. Ata paratë i mbajnë “nën dyshek”. E bëhet fjalë për afro 15% të tyre. Është Banka e Shqipërisë që ka hartuar një raport në lidhje për mënyrat se si shqiptarët mbajnë paratë. Nga kategoria e personave që i mbajnë paratë jashtë sistemit 13% i ruajnë kursimet jashtë bankave në ambientët ku banojnë dhe 2 % e tyre i kanë dhënë hua duke investuar në formën e fajdeve.

Në anketim morën pjesë, 1200 familjet e pyetura dhe 39% e tyre nuk kishin asnjë lloj kursimi. Ndërsa 40% kanë llogari bankare dhe pjesa tjetër i kanë investuar në fondet e pensionit, kompanitë sigurimit dhe bonot e thesarit apo i mbajnë në shtëpi.
Që shqiptarët të mos i mbajnë kursimet si në mesjetë, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë së fundmi një nisme për reformimin e sistemit të pagesave me vlerë të vogël për ta çuar atë drejt dixhitalizimit. Reformë synon për të rritur numrin e popullsisë që zotëron një llogari bankare nga 40% që ishte në matjen e fundit në 70% në vitin 2022. Jemi i vetmi vend në rajon që kemi pak besim tek bankat dhe kursimet i mbajmë në shtëpi. Kujtojmë këtu se pjesa më e madhe e banorëve të rajonit rreth 70% i depozitojnë paratë nëpër banka.

Article Logic
Execution time: 0.0047121047973633