INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si mund të zgjerohet tregu i punës? Thirrja e Bankës së Shqipërisë, jepni kredi për bizneset serioze

Si mund të zgjerohet tregu i punës? Thirrja e Bankës së Shqipërisë, jepni kredi për bizneset serioze

Publikuar më: 11:13 15-05-2019

Duke qenë se bankat kanë shtuar kriteret për dhënien e kredive, pasi sipas raporteve rezulton që bizneset po marrin gjithnjë e më pak para. Po Banka e Shqipërisë tërheq vëmendje duke kërkuar që bankat e nivelit të dytë të lehtësojnë procedurat për bizneset e mëdha dhe serioze, pasi kjo është një nga mënyrat që ato të zgjerojnë tregun e punës. 

Nga të dhënat zyrtare rezulton se në këto dy dekada portofoli i kredisë bankare është zgjeruar ndjeshëm, duke kaluar nga 5% në 35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Gjithashtu dhe kursimet nga ana e shqiptarëve që administrohen nga sistemi bankar janë rritur nga 40% në 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kurse numri i individëve, depozitat e të cilëve janë mbuluar nga skema e sigurimit, është 6-fishuar, duke arritur në 2.4 milionë. Po edhe pse ka patur progres zhvillimi i sektorit bankar dhe i sistemit financiar në përgjithësi nuk ka qenë linear dhe janë përballur me shumë sfida që lidhen dhe me shuma e mëdha të kredive të këqija.
Në këto kushte Banka e Shqipërisë jep disa këshilla që lidhen me punën që duhet të bëjnë për reduktimin e rrezikut të kredisë dhe konsolidimin e sektorit bankar me qëllim që të lehtësohet kredidhënia. Ndërkaq sektori bankar duhet të jetë më i vëmendshëm në alokimin eficient të fondeve, drejt sektorëve produktivë dhe me potencial të lartë afatgjatë për shkak se financimi i vazhdueshëm dhe rialokimi i kapitalit janë baza e zhvillimit dhe e ristrukturimit të ekonomisë. Ndaj është e nevojshme që bankat të identifikojnë sektorët seriozë, të cilët mund të garantojnë vlerë të shtuar në ekonomi dhe punësim dhe t’i mbështesin ato me fonde.

Article Logic
Execution time: 0.0032918453216553