INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si mësohet një gjuhë e huaj edhe kur je në gjumë….

Si mësohet një gjuhë e huaj edhe kur je në gjumë….

Publikuar më: 09:39 04-02-2019

Me siguri shumë prej jush kanë dëshirë të mësojnë një gjuhë të huaj. Dhe nëse mendoni se nuk keni kohë atëherë duhet të merrni seriozisht faktin se një gjuhë e huaj mund të mësohet edhe kur jeni në gjumë.

Për herë të parë është vërtetuar se gjatë një dremitje të vogël mund të mësoni fjalë të huaja dhe përkthimet e tyre.

Një studimi i tillë është realizuar nga Universiteti i Bern.

Gjithcka sillet rreth pjesës së trurit e cila është përgjegjëse për të mësuarin dhe zgjimin.
Por si ndodh i gjithë procesi?

Kur jemi në gjumë qelizat cerebrale në mënyrë progresive kordinojnë aktivitetin e tyre.

Gjatë kësa periudhe këto qeliza janë vazhdimisht aktive për një periudhë të shkurtër kohe përpara se të hyjnë në një fazë të shpejtë jo aktive. Një gjendje e tillë është quajtur “Gjendja sipër “ ndërsa momentin kur qelizat janë inaktiv është “Gjendja poshtë”.

Hulumtuesit kanë treguar sesi gjatë gjumit lidhjet semantike mes fjalëve të dëgjuara nga një gjuhë tjetër dhe përkthimet nga gjuha gjermane e cila u mor në studim janë koduar dhe depozituar vetëm nesë fjala është dëgjuar vazhdimisht gjatë momentit kur personi ka qënë në situatën “Gjendja sipër” pra kur qelizat kanë qënë ende në fazën aktive.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031130313873291