INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si ka ndyshuar matura shtetërore vitet e fundit[VIDEO]

Publikuar më: 17:37 12-03-2018

Që nga viti 2012 maturantët në vendin tonë për tu pranuar në universitete i nënshtrohen provimeve me detyrim dhe dy me zgjedhje. Provimet me zgjedhje janë dhe më të rëndësishmet, pasi përcaktojnë degën që duhet ndjekur në shkollat e larta. Lista ka 26 lëndë me zgjedhje të përcaktuara dhe të ndara sipas profileve të shkollave nga arsimi i mesëm i përgjithshëm deri tek ai për shkollat artistike apo dhe profesionale. Maturantë duhet të zgjedhin dy lëndë të cilave duhet t’u llogaritin kreditet apo pikët dhe nuk lejohet që pikët e të dyjave bashkë të jenë më pak se 8. Në udhëzim është saktësuar çdo pikë dhe maturantët qartësohen se nëse zgjedhin për provim një lëndë të thelluar nuk duhet të marrin dhe bërthamën. Përshembull, ata që zgjedhin fizikë të thelluar, nuk duhet të zgjedhin lëndë të dytë dhe fizikën bërthamë. 

Maturantë që nuk kalojnë në njërin nga provimet me zgjedhje nuk humbin të drejtën për t’u testuar për tjetrin. Po gjithësesi vitin e kaluar kriteret për këto dy provime, pra kreditet i përcaktuan vetë universitete dhe shumë maturantë që kishin investuar tre vjet dije u zhgënjyen, pasi ata nuk morrën degën e preferuar se disa pikë ishin rritur ndryshe nga një vit më parë, programit të të cilit ata i ishin referuar.

Article Logic
Execution time: 0.003673791885376