INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si ka ndryshuar Tirana në dy vjet? Zonat më atraktive [VIDEO]

Publikuar më: 13:32 06-06-2017

Rreth dy vjet më parë e deri më sot shumë zona të kryeqytetit kanë marrë pamje komplet të rinovuar dhe më të bukur. Me nisjen nga puna në krye të Bashkisë më të madhe në vend, Erjon Veliaj ka ndërmarrë një sërë projektesh dhe një pjesë e madhe e tyre tashmë janë finalizuar. Kujtojmë këtu që një nga më të debatuarat ka qënë parku i lojrave tek Liqeni Artificial, por debatet u shuan kur aty nisën të shkojnë dhe të shijojnë lodrat me mijra fëmijë. Një tjerë pikë e qëndrës së Tiranës që do kujtohet për një zonë të ndotur dhe të pasistemuar është ajo tek Pazari i ri dhe sot ajo nuk është më një treg me tezga të vjetra apo rrugë të pista, por është rinovuar dhe është kthyer një zonë atraktive ku mund të shëtisësh apo të shijosh një kafe.
Po kështu dy liqene në periferi të kryeqytetetit ai i Farkës dhe i Kasharit janë reabilituar dhe kanë nisur të përdoren për aktivitete të ndryshme apo dhe kamping. E janë llogaritur që mbi 200 mijë banorë të kryeqytetit dhe periferive të kalojnë kohën e lirë në zonat e gjelbëruara të këtyre liqeneve.
Gjithashtu për herë të parë në kryeqytet është menduar dhe për udhëtarët. E prej pak muaj të gjithë personat që hyjnë apo dalin nga Tirana kanë një terminal për autobusat apo mjete e tjera dhe ndodhet në zonën e pallatit të sportit Asllan Rusi.
Edhe fëmijët e zonave të ndryshme në Tiranë kanë kënde lojrash ku mund të kalojnë kohën e lirë. Në këto dy vjet Erjon Veliaj dhe stafi i tij kanë mundur që të paktën në çdo njësi vendore të ndërtohej një kënd për të vegjlit, të cilët në fakt po i shijojnë lojrat në natyrë. Pas pas 44 muaj punimesh, dy ditë më parë u inagurua dhe Parku Olimpik i Tiranës. E deri në fund të muajit pritet që të inagurohen dhe disa projekte të mëdha si sheshi Skënderbej, një pjesë e zgjatimit të Bulevardit të madh, e tje.

Article Logic
Execution time: 0.0034627914428711