INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si është marrëdhënia e Elvanës dhe Suadës pas konfliktit të partnerëve të tyre në vrasjen në bllok? Ky detaj i tregon të gjitha! [FOTO]

Si është marrëdhënia e Elvanës dhe Suadës pas konfliktit të partnerëve të tyre në vrasjen në bllok? Ky detaj i tregon të gjitha! [FOTO]

Publikuar më: 18:43 29-11-2018

Rreth dy muaj pas vrasjes në ish-Bllok, ku të përfshirë ishin disa persona hetimet duket se kanë nxjerrë në dritë një tjetër skenar të ngjarjes.

Besohet se sherri nuk ka ndodhur për shkak të këngëtares Elvana Gjata, por për prishje të pazareve të drogës. E këtu ka hyrë në skenë një tjetër emër i njohur. Besohet se konflikti për çështje kokaine ka ndodhur mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit, të dashurit të ish-miss-it Suada Sherifi.

Policia e ka shpallur në kërkim, teksa është zbuluar se Dizdari ka lidhje farefisnore edhe me Arbër Çekajn, pronarin e kontenierit me banane, ku u zbulua disa muaj më parë sasia prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit Besohet se Dizdari ka qenë në makinën në të cilën më parë thuhej se është ngacmuar këngëtarja, me të cilën ka pasur një debat Ervin Mata jashtë vendit të ngjarjes.

Por si është marrëdhënia e Elvanës dhe Suadës pas kësaj ngjarje? Ato me siguri nuk janë takuar, por Elvna dhe ish-missi shqiptar ndjekin akoma njëra-tjetrën në Instagram edhe pse kanë kaluar goxha kohë nga ngjarja.

 

collageggh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277