INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si do shpërndahet bonusi për mjekët, që do shkojnë në rrethe?[VIDEO]

Publikuar më: 14:12 23-01-2018

Mjekët specialistë që duan të aplikojnë për të punuar në rrethe pse jo e për të marrë më shumë para, para së gjithash duhet të kuptojnë se bonusi prej 250 mijë lekë është shuma maksimale dhe jo të gjithë mund ta përfitojnë. Burime të IN Tv thonë se maksimumin do ta marrin mjekët, që kanë punën më të vështrirë si kirurgët apo dhe obstetër-gjinekologët, por dhe ata që zgjedhin zonat më të largëta të vendi apo dhe që marrin përsipër të zgjidhin më shumë probleme shëndetësore të banorëve. Pra me pak fjalë ata mjekë që do japin maksimunin do të marrin të plotë bonusin bazuar në performacën në punë.
Specialistë fillimisht do të nisin punë me kontrata 6 mujore deri 1 vjeçare dhe më pas me të drejtë rinovimi. Gjithashtu një gjë është e garantuar atyre kur të mbarojë ky program që i vjen në ndihmë pacientëve të rretheve do t’u caktohet sërisht i njëjti vend pune në Tiranë.
Po a do plotësohen me specialistë spitalet e rretheve pas 1 shkurtit? Kjo s’është ende e sigurt, pasi kujtojmë këtu se deri 1 vit më parë u vendos një bonus prej 100 mijë lekë mbi pagën në muaj për mjekë që do punonin në rrethe, por thuajse askush s’u “josh” për të lënë spitalet e kryeqytetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211