INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë punë e pak para, Shqipëria kosto 10 herë më e ulët se vendet e BE

Shumë punë e pak para, Shqipëria kosto 10 herë më e ulët se vendet e BE

Publikuar më: 11:00 12-04-2019

Puna e një shqiptari paguhet më pak se i çdo qytetari të një shteti tjetër europian. Dhe diferencat janë shumë të mëdha. Një kompanie në Shqipëri, një orë pune i kushton mesatarisht 2.5 euro, sipas INSTAT. Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, sipas EUROSTAT, kostoja e punës në Shqipëri kushton 10 herë më pak. Pas Shqipërisë, në vendet e BE-së vendet me koston më të lirë për një orë punë janë Bullgaria, ku në 2018-n, sipas Eurostat një orë pune kushtonte 5.4 euro, ndërsa në Rumani rreth 6.9 euro.

Në të gjithë ekonominë e Bashkimit Europian duke përjashtuar bujqësinë dhe administratën publike, kostot mesatare të punës ishin 27.4 euro, me një rritje prej 2.7 për qind në krahasim me një vit më parë. Në vendet ku përdoret monedha euro, kostot mesatare për orë pune ishin më të lartë. Në 2018-n ato u përllogariten rreth 30.6 euro.
Për 2018-n vendet me koston më të lartë të punës ishin Norvegjia me 50 euro për orë, Danimarka me 43.5, Islanda me 42.5, Luksemburgu me 40.6.
Në vitin 2018, krahasuar me vitin paraprak, kostot e punës për orë në të gjithë ekonominë shprehur u rritën me 2.7% në BE dhe me 2.2% në eurozonë.
Ndërkohë, fuqia e lirë e punës në Shqipëri përbën një avantazh pasi tërheq kompani të huaja, kryesisht fasone, në tekstile e këpucë dhe së fundmi edhe në industrinë mbështetëse të prodhimit të pjesëve elektrike të automjeteve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038611888885498