INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë çështje në Shqipëri zgjidhen vetëm përmes rryshfetit, të parët në rajon

Shumë çështje në Shqipëri zgjidhen vetëm përmes rryshfetit, të parët në rajon

Publikuar më: 09:03 12-07-2019

Shqiptarët nuk zgjidhin dot problemet nëse nuk fusin dorën në xhep. Ky fenomen negativ na rendit të parët në Ballkan. E dhëna ka dalë nga Barometri i Ballkanit që ka gjetur se 13% e familjeve shqiptare në 2018 për marrë një shërbim publik, i cili në fakt duhej të ofrohej falas, kanë paguar rryshfet. Kjo përqindje ishte shumë më e lartë se tek shtete e tjera të rajonit. Të dhënat e kësaj anketë në krahasim me vitin 2017, dalin me vlera më negative, pasi në vitin 2017 vetëm 10% e qytetarëve shqiptarë pohuan se kishin paguar nën dorë.

Në 2018-tën, Kosova renditej e dyta për pagesat korruptive, pasi 8% e familjeve e kanë thënë se kanë dhënë para nën dorë. Në Bosnjë, në Malin e Zi dhe Maqedoni ky fenomen është disi më i kufizuar. Vetëm 4% e familjeve të këtyre shteteve kanë thënë se paguajnë për të përfituar shërbime publike. Një ditë më parë dhe Departamenti Amerikan i Shteteti në raportin që publikoi, fenomeni korrupsion ka kapur majat.
Më shumë akesa kishte nga investitorët e huaj, që përmendin korrupsionin, në shumë sektorë, veçanërisht në gjyqësor. Ata kritikuan dhe mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030899047851562