INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtyrja e negociatave për në BE, flet edhe kreu i opozitës Basha: Edhe në 2019-ën do refuzohet, ju tregoj arsyet [FOTO]

Shtyrja e negociatave për në BE, flet edhe kreu i opozitës Basha: Edhe në 2019-ën do refuzohet, ju tregoj arsyet [FOTO]

Publikuar më: 22:17 26-06-2018

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot për shtyrjen e negociatave nga Bashkimi Europian për në vitin 2019. Me anë të një statusi në Facebook, Basha shprehet se tani është koha për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin si dhe shprehet që krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë dhe pa i luftuar ato vendimi në 2019 do jetë sërish refuzues.

“Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot. Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane”,- shprehet Basha.

 

bashus.png

Article Logic
Execution time: 0.002953052520752