INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtypi izraelit: Irani tentoi vrasjen e Netanjahut në Shqipëri

Shtypi izraelit: Irani tentoi vrasjen e Netanjahut në Shqipëri

Publikuar më: 16:43 21-12-2018

Anulimi i vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, që ishte parashikuar për t’u zhvilluar muajin e shkuar në Shqipëri, sipas medias izraelite “The Times of Israel” mund të ketë qenë e lidhur me një komplot të mundshëm ku synohej eleminimi fizik i tij.

Ky raportim, vjen vetëm dy ditë pas dëbimit të ambasadorit iranian Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomati tjetër nga Shqipëria, teksa tentativa për një sulm ndaj kryeministrit iraelit shënon edhe precedentin e dytë në vendin tonë, pasi një sulmi të pretenduar se mund të ndodhte ndaj kombëtares hebreje të futbollit në nëntor të 2016-ës.

Një arsye tjetër sipas të cilës media izraelite justifikon anulimin e vizitës së Netanjahut në një samit ndërkombëtar më 1 nëntor në Tiranë, lidhet me faktin se asokohe Shqipëria kishte refuzuar të dëbonte diplomatët iranianë pavarësisht nga presioni i Shteteve të Bashkuara.

“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dëboi ambasadorin iranian nga Tirana. Duke vepruar kështu, Kryeministri Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal iranian islamik – se planifikimi i sulmeve terroriste ka një kosto”, shkruan zyra e Netanjahut në Twitter.

Ndërkohë edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një letër drejtuar Ramës më 14 dhjetor, e falënderoi atë për “përpjekjet e palëkundura për të qëndruar në Iran dhe për të kundërshtuar aktivitetet e saj destabilizuese dhe përpjekjet për të heshtur disidentët anembanë globit”.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë të mërkurën tha se dy diplomatë u përzunë për “shkelje të statusit të tyre diplomatik” pas bisedimeve me vendet e tjera, përfshirë Izraelin.

Kujtojmë se në Shqipëri janë strehuar rreth 2500 muxhahdinë, pjesëtarë të opozitës iraniane.

 

neta.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035941600799561