INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shtyhet sërisht nisma 1 qytetar 1 adresë[VIDEO]

Publikuar më: 16:14 31-01-2018

Rradhët e gjata në sportele kanë detyruar OSHEE të shtyje afatet për regjistrimin e adresave. Më herët ata ishin paralajmëruar se nëse nuk do regjistroheshin në kohë do të penalizoheshin me gjobë 10 mijë lekë, pasi OSHEE për një vit me rradhë e ka thënë qartë se lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor. Jo vetëm gjobë po kush nuk regjistrohet do të mbetet dhe pa energji.
Sipas OSHEE-së, regjistrimi i shërben krijimit të një data baze të saktë të dhënash, që nevojitet për llogari më të detajuara mbi konsumin dhe furnizimin me energji elektrike, por dhe për të mësuar se sa banesa e biznese ka në vendin tonë dhe ku ndodhen ato. Për tu regjistruar nuk kryen asnjë pagesë pra ai bëhet falas, mjafton të keni një kontratë me OSHEE dhe kartë identiteti dhe pranë zyrave do të plotësoni një formular të detajuar.
Ai ka për qëllim të evidentojë të dhënat në lidhje me vendndodhjen e objektit, të dhënat për kryefamiljarin, të dhëna për NIPT—in nëse është biznes. Gjithashtu në formular plotësohen të dhënat në lidhje me sipërfaqen e banesës dhe pronarin real të objektit. Këto të dhëna, pasi të grumbullohen do të sigurojnë një adresë të saktë për çdo qytetar e do të përdoren nga qeveria edhe për qëllim të kadastrës fiskale që synon të verë një tatim mbi pronën në bazë të vlerës së tregut dhe jo në kuotë fikse siç aplikohet tani.

Article Logic
Execution time: 0.0029559135437012