INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatzënë?! E shihni barkun e rrumbullakosur të Zaiminës në plazh? [FOTO]

Shtatzënë?! E shihni barkun e rrumbullakosur të Zaiminës në plazh? [FOTO]

Publikuar më: 18:17 27-08-2017

Zaimina është një nga këngëtaret më seksi shqiptare. Njëherësh edhe fotomodele pasi dihet pasioni i saj i madh për të pozuar. Prej vitesh ne shohim nga Zaimina sete shumë të bukura, ku ajo shfaqet gjithnjë super seksi, mirëpo diçka na ka bërë përshtypje teksa po kontrollonim Instagram-in e saj. Është muaji gusht dhe që prej datës 4 ajo nuk ka postuar asnjë foto e neve na lindi një dyshim se kjo ka të bëjë me shtatzëninë e saj shumë të përfolur. Ndonëse lajmi u konfirmua, akoma nuk kemi pasur ndonjë foto nga ajo ku tregohet barku i rrumbullakosur. Prive.al ka publikuar dy foto ku ish-misi shfaqet në plazhet e jugut duke pushuar dhe e gjithë vëmendja është te barku i saj. Në foto nuk dallohet mjaft mirë, por sipas dëshmitarëve “live” ishte më se e qartë, edhe pse Zai herë pas herë mundohej ta fshihte.

Këngëtarja është në një lidhje dashurie me partnerin e saj Klodi pothuajse prej një dekade.

 

Article Logic
Execution time: 0.003652811050415