INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatë shenjat që tregojnë se po e teproni me kripën

Shtatë shenjat që tregojnë se po e teproni me kripën

Publikuar më: 16:00 12-02-2018

Trupi i njeriut ka nevojë për çdo vitaminë, element kimik, mineral etj në mënyrë që të kryejë të gjitha proceset metabolike! Kripa ndihmon në mbajtjen e nivelit të lëngjeve të trupit në normë, që muskujt të funksionojnë siç duhet.

Nëse trupi i njeriut nuk ka natrium mjaftueshëm, presioni i gjakut mund të ulet me shpejtë duke na rrezikuar shëndetin, ndaj mjekët rekomandojnë të pini pak ujë me kripë kur ju bie tensioni.

Megjithatë, teprimi me kripën mund të rezultojë gjithashtu shumë i rrezikshëm. Më poshtë renditen të gjitha shenjat që paralajmërojë se po merrni më shumë kripë nga sa duhet.

1. Ju jeni të etur gjatë gjithë kohës

Kur ju merrni shumë kripë përmes ushqimeve, trupi ka nevojë për lëngje për të pastruar organizmin në mënyrë që muskujt dhe organet e tjera të funksionojnë siç duhet.

2. Enjtje

Nëse ndjeni që kyçet, gjunjët i keni të fryrë kjo është një shenjë që trupi juaj po mban ujë të tepërt, për shkak se kripa ndihmon në këtë gjë.

3. Dhimbje kockash

Kur trupi është i mbingarkuar me kripë, ju duhet të pini shumë ujë në mënyrë që të nxirrni kripën jashtë. Kjo ju bën të urinoni më shpesh, duke humbur kalcium. Deficienca e kalciumit mund të çojë në osteoporozë.

4. Gurë në veshka

Ngrënia me tepri e kripës shkakton formimin e gurëve kristalorë në veshka.

5. Tensioni i lartë i gjakut

Balancimi i lëngjeve dhe natriumit në trup është shumë i rëndësishëm sepse ndikon në qarkullimin e gjakut. Trupi mban më shumë ujë, kur niveli i natriumit është i lartë, duke shkaktuar tendosjen e enëve të gjakut.

6. Nuk mund të përqendroheni

Tensioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë arteriet! Kjo bën të vështirë qarkullimin e gjakut dhe mosfurnizimin e trurit me mjaftueshëm gjak duke shkaktuar mungesë përqendrimi.

7. Dhimbje koke të shpeshta

Një studim nga Universiteti Johns Hopkins tregoi se njerëzit që konsumonin 1500 mg natriumi kishin 25 përqind shanse për të vuajtur nga dhimbjet kronike të kokës krahasuar me ata që merrnin 500 mg natrium në ditë. 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0010969638824463
    array(1) { ["section"]=> string(58) "shtate-shenjat-qe-tregojne-se-po-e-teproni-me-kripen-50099" }