INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqisat

Shqisat

Publikuar më: 10:15 28-05-2018

Shqisat e të shikuarit dhe të dëgjuarit nga mosha pesë vjeç e deri në adoleshencë, janë në kulm të mprehtësisë së tyre. Fëmijët e kësaj moshe dëgjojnë zhurma që ne të rriturit nuk mund ti dëgjojmë më. Dhe po kështu ndodh edhe për shqisën e shikimit. Fëmijët shikojnë nuanca të ngjyrave që ne të rriturit nuk arrijmë më ti shohin. Po në këtë moshë fëmijët fillojnë të ndertojnë strukturat e njohjes së vetes dhe botës, jo më nëpërmjet fjalëve të të rriturve, që njihet si periudha e njohjes dhe të kuptuarit “jashtë brënda”. Ata, fëmijët po mësojnë e zhvillojnë mendjen e tyre të funksionojë nga “brënda-jashtë”, siç veprojmë, tashmë ne te rriturit. Fëmija po fillon te perballet me rritjen e vetes si person më vete. Të rritur, prindër, kur një fëmijë ju thotë se dëgjon një zhurmë, sidomos natën apo kur është vetëm në një dhomë apo tualet, mos i thoni që “flet kot”, mos përdorni më të zaknshmen e shprehjeve, “ti je budalla, këtu nuk dëgjohet asnjë zhurmë”. Prindër dhe të rritur të tjerë, kujtoni veten tuaj. Edhe ju, në këtë moshë, kishit frikë apo dëgjonit zhurma, madje mernit motrën apo vëllain kur shkonit në tualet. Në ndryshim nga fëmijët tuaj, heshtnit ose nuk kishit nevojë, pasi rrinit ne një dhomë dhe kishit prane vetes njerëz të tjerë, si motra, vëllezër, gjyshër apo vetë prindërit. Jetojmë në kohë më të emancipuara dhe fëmijët tashmë kanë dhoma më vehte, por fazat e fëmijërisë janë njëlloj, prandaj në këtë moshë kërkohet nga ana juaj më shumë tolerance dhe njohuri për ta menaxhuar sa më drejtë këtë periudhë të jetës të fëmijëve tuaj.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0037171840667725