INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari fiton

Shqiptari fiton "super-llotarinë", por ajo që i ndodhi më pas është krejt e papritur[FOTO]

Publikuar më: 11:41 15-12-2017

Fati vendosi të buzëqesh për familjen Rukaj, një familje e cila ishte integruar në shoqërinë amerikane, madje duke themeluar biznese të ndryshme.

Joseph Rukaj (Gjelosh) ishte një investitor i pasurive të patundshme, por ishte pikërisht viti 1990 ku gjithçka ndryshoi për të.

Ai fitoi lotarinë e shtetit të Nju Jorkut me shumën prej 17.5 milionë dollarë dhe kështu u zhvendos në lagjen e më të pasurve të Nju Jorkut.

Këtu ai u takua me Rigaletta Nikaj me të cilën filloi një romancë dashurie, përkundër asaj që të dy ishin të martuar.

Lidhja e tyre zgjati për vite të tëra, madje patën edhe një vajzë së bashku.

Megjithatë kjo nuk është e tëra, sipas ciklit të dokumentarëve të “DiscoveryCrimesSeries”, Rukaj nuk donte që të bijën e tij ta rriste dikush tjetër dhe ta thërriste baba. Kështu që ai vendosi ta bëjë publike lidhjen jashtëmartesore.

Pas zënkës për kujdestarinë e vajzës, Gjeloshi përfundoi duke vrarë me armë zjarri Rigalettan e cila gjithashtu ishte me prejardhje shqiptare.

Ngjarja ndodhi më 1 shtator, 1996 në Westchester.

Kur kishte arritur policia në vendin e ngjarjes, Joe Rukaj i mbuluar në gjak ka thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje.

Kjo pasi siç kishte raportuar ‘New York Daily News’, Joe kishte thënë që familja Nikaj i kishin përgatitur atij pritë në përputhje me Kanunin e Lekë Dukagjinit që parashikon vrasjen e atij që çnderon familjen.

Më 21 mars të vitit 1998, Gjykata e Nju Jorkut e shpalli Gjelosh Rukajn fajtor për vrasje të shkallës së dytë të Mark Nikajt, ndërsa për vrasjen e Rigalettas u tha që ishte në vetëmbrojtje.

Rukaj u dënua me 25 vite deri në burg të përjetshëm. Në vitin 2017 ai do të ketë të drejtë të dalë në liri me kusht.

dox_fg90q3.jpg

szwf_90qw3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721