INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët të tretët në rajon për kosto të ulët të jetesës[VIDEO]

Publikuar më: 13:30 18-01-2018

Një nga portalet ndërkombëtare Numbeo.com që harton raporte në lidhje me jetesën në vende të ndryshme të botës bazuar në opinionet e qytetarëve për 2018 ka renditur vendin tonë të tretin në rajon për çmimet më të lira të produkteve ushqimore dhe për kosto të ulët të jetesës.
Për këtë çështje më shumë opinione kanë dhënë banorët e kryeqyteteve, ku ata të Prishtinës rezultojnë më të kënaqurit, pasi renditet si vendi i parë me kosto të ulët jetese në rajon e me pas vijnë banorët e Shkupit. Më i shtrenjti në rajon është Potgorica në Mal të Zi, me 44.68 pikë përllogaritje të indeksit e ndjekur nga Beogradi me 43.99, Sarajeva e më tej Tirana, Shkupi dhe në fund Prishtina.
Në konsideratë janë marrë çmimet e ushqimeve, të restoranteve, transportit dhe shërbime të ndryshme.
Numbeo.com ka marrë në studim 540 qytete botërore. Edhe një studim i një dite më parë i Traveltables.com, Shqipërinë e renditi në grupin e dytë të kostove të jetesës në botë, pra jo lirë, por as shumë shtrenjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0030770301818848