INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët të ndarë për natën e ndërrimit të viteve[VIDEO]

Publikuar më: 10:38 29-12-2017

Prej vitesh mentaliteti i shqiptarëve ka ndryshuar. Jo të gjithë e festojnë natën e ndërrimit të viteve në shtëpi, por lëvizin duke festuar nëpër lokale apo dhe jashtë vendit. Kjo në fakt lidhet e me statusin ekonomik, por dhe me shpirtin e aventurës. Shqiptarët që lëvizin jashtë vendit preferojnë më shumë shtetet fqinje, ku ofertat dy apo tre ditore janë shumë joshëse. Ndërsa ata që janë në moshë relativisht të re zgjedhin dhe vende, ku ka dëborë, pasi shumë preferojnë të bëjnë dhe ski.
Destinacionet më të preferuara sipas agjencive turistike këtë fundvit janë Kolashini, Mavrova, Budva dhe Dubrovniku. Kryesisht në këto shtete shkojnë grupe shoqërore, por dhe familje të reja me fëmijë. Më shumë jashtë vendit lëvizin familjet nga kryeqyteti, ndoshta dhe për faktin se në Tiranë të zë malli për dëborë.
Ndërsa për ata që do të qëndrojnë në shtëpi apo lokale kryeqyteti, ofron dhe një alternativë tjetër të dalin në mesnatë dhe të trokasin gotat nga Sheshi Skënderbej, ku prej disa javësh nuk kanë munguar surprizat. Viti i Ri do të pritet me një koncer festiv me performacën e emrave më të njohur të muzikës.

Article Logic
Execution time: 0.0030050277709961