INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët, serbët dhe maqedonasit më të varfrit në Evropë

Shqiptarët, serbët dhe maqedonasit më të varfrit në Evropë

Publikuar më: 10:48 17-11-2017

Shqipëria është ndër vendet me njerëzit më pak të pasur në Evropë.  Sipas të dhënave të Credit Swisse, e cila jep të detajuara shifrat për pasurinë e të rriturve në vendet e të gjithë botës në Shqipëri, 59.3% e të rriturve kanë një pasuri nën 10 mijë dollarë. Raporti “Të dhënat për pasurinë globale 2017”, tregojnë se vendi ynë, Serbia dhe Maqedonia janë tre shtetet që kanë ndër peshën më të lartë të të rriturve të varfër në Evropë që kanë një pasuri minimale nën 10 mijë dollarë. Maqedoni renditetet edhe më keq se ne me  77% të të rriturve me pasuri nën 10 mijë dollarë, ndërkohë në Serbi arrin në 79%.të dhënat e publikuara nga "Monitor" tregojnë se  shtresa e mesme në këto vende është në nivele të ulëta, përkatësisht 22.5% në Shqipëri, 40.3% në Maqedoni dhe 20% në Serbi (të rriturit që kanë një pasuri midis 10 mijë dhe 100 mijë dollarëve). Interesante është që Bosnjë Hercegovina, që ka të ardhura për frymë të krahasueshme më Shqipërinë dhe Maqedoninë, ka një peshë më të ulët të të rriturve që kanë një pasuri prej më pak se 10 mijë dollarë, prej 56%.  Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasuri më të madhe kanë grumbulluar malazezët, teksa individët me pasuri nën 10 mijë dollarë zënë 36% të totalit. Në vendet e Evropës Perëndimore, kjo peshë varion midis 20-28%, në Itali është 21%. Shqipëria ka dhe peshën më të ulët të të rriturve të pasur, ku vetëm 0.3% e individëve të rritur kanë një pasuri midis 100 mijë dhe 1 milion dollari. Në total, pasuria për çdo të rritur shqiptar në mesin e vitit 2017 ishte 11,061 dollarë sipas të dhënave të publikuara Credit Swisse. Nga shuma prej 11,061 dollarë, 2,012 dollarë është pasuri financiare dhe 9,801 dollarë është pasuri jo financiare. Në krahasim me një vit më parë, kur ishte 9,997 dollarë, pasuria rezulton në rritje me 10.6%, por këtu është dhe efekti i kursit të këmbimit, teksa dollari është zhvlerësuar ndaj lekut këtë vit. Pasuria totale e shqiptarëve ishte 24 miliardë USD në mesin e vitit 2017, nga 22 miliardë USD në fudn të 2016-s.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215