INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët “pijanecë” ua kalojmë grekëve dhe italianëve[VIDEO]

Publikuar më: 14:15 06-12-2017

Në një raport të Eurostat-it për shpenzimet e familjeve europiane për pije alkoolike, shqiptarët konsumojnë më shumë se fqinjët grekë apo italianë. Për pasojë dhe shpenzojnë më shumë. Gjatë 2016-s, sipas INSTAT shpenzimet për pije alkoolike janë llogaritur rreth 1.19% e totalit të njësive ekonomike në familjeve.

Ndërsa shpenzimet për pije alkoolike në Itali kapin vetëm 0.9% të totalit të shpenzimeve dhe po aq edhe në Greqi dhe Spanjë. Po në lidhje me rajonin rezulton se shqiptarët shpenzojnë më pak se serbët, ku shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin të jenë rreth 2% e totalit.
Në vitin 2016, tek vendet anëtare të BE-së, shpenzimet për alkool të familjeve të tre vendet baltike ishin më të lartat, Estonia me 5.6% të totalit, Letonia dhe e treta Lituania me 4.2%. Ato u pasuan nga Republika Çeke dhe Polonia e më pas nga Hungaria dhe Finlanda. Më pak alkool pijnë spanjollët dhe italianët.

Article Logic
Execution time: 0.0026159286499023