INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët përgjatë gjithë shekujve vetëm “mërgojnë”, ja u kalojmë për numrin e të larguarve…

Shqiptarët përgjatë gjithë shekujve vetëm “mërgojnë”, ja u kalojmë për numrin e të larguarve…

Publikuar më: 09:11 23-05-2019

Shqiptarët ndër shekuj nuk kanë gjetur asnjëherë rehati në vendin e tyre. Ata vetëm “mërgojnë”! Ndërprerje të emigracionit ka patur vetëm gjatë periudhës komuniste dhe pas viteve 1990 kjo tendencë u rikthye me shifra shumë të larta.
Shifrat e emigracionin në këto gati 3 dekada kanë njohur ulje dhe ngritje, por në këto 5 vitet e fundit dëshira e shqiptarëve për të ikur është rritur ndjeshëm.
Më së shumti shqiptarët po kërkojnë azil dhe më pak kanë përfituar leje punë në shtete të ndryshme të botës. Nga të dhënat e Eurosta, Shqipëria në vitin 2018 ishte e para në botë për numrin e popullsisë për kërkesat për azil me 6.6 aplikime për 1.000 banorë, dhe e dyta pas nesh ishte Gjeorgjia, me 4.6 aplikime për 1.000 banorë dhe në vend të tretë ndodhen sirianët, me 4.4 aplikime. Në total nga viti 2001, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, me rreth 69 mijë persona.
Kjo mani për të ikur po reflektohet dhe në shifrat e popullsisë.
Të dhënat e fundit të Eurostat për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europian tregojnë se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe më shumë persona ikin, sesa kthehen.
Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi është një nga tre vendet që raporton normë negative të migracionit neto, por Eurostat thekson se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri me vlera negative, prej −5.2 për 1.000 banorë, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 për 1.000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2.

Kurse për Turqinë norma neto e migracionit ishte pozitive 1.6 për 1.000 banorë.

Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615