INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët gjithnjë e më shumë të lidhur me internetin[VIDEO]

Publikuar më: 10:20 19-06-2018

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po lidhen pas internetit. Statistikat flasin se nga viti në vit janë shtuar ndjeshëm përdoruesit. Në 3 mujorin e parë të 2018, çdo shqiptar ka përdorur mesatarisht 2.66 gigabajt internet vetëm nga celulari dhe rritja në raport me tremujorin e fundit të vitit të kaluar është me gati 46.5%. Në total në muajt e parë të vitit shqiptarët kanë përdorur rreth 15 milion gigabajt internet. Më të lehtë qytetarët e përdorin internetin përmes telefonave por ka dhe nga ata që e përdorin përmes rrjeteve fikse dhe mësohet sipas AKEP që dhe për këtë të fundit janë shtuar abonentët e rinj.

Numri i atyrë që përdorin internet nga rrjete fikse në 2018 arriti në rreth 314 mijë qytetarët, që përbën një rritje me 6.7% në krahasim me tremujorin e parë të 2017.
Tremujori i parë i këtij viti ka regjistruar një tendencë rritjeje në të gjithë elementët që lidhen me komunikimin dhe kompanitë celulare apo ato fikse. Sipas shifrave zyrtare konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë 2018 është 182 minutadalëse, 38 SMS dhe 2.66 GB Internet.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00084710121154785
    array(1) { ["section"]=> string(60) "shqiptaret-gjithnje-e-me-shume-te-lidhur-me-internetin-62184" }