INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipja në Maqedoni, Kryemadhi: Kufiri gjuhës s’kontrollohet nga kufiri i shtetit

Shqipja në Maqedoni, Kryemadhi: Kufiri gjuhës s’kontrollohet nga kufiri i shtetit

Publikuar më: 18:42 11-01-2018

‘Kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit!Njohja dhe pranimi i këtij realiteti është progres’ ishte ky komenti i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi pas vendimit të Kuvendit të Maqedonisë për të njohur gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Ajo e cilëson këtë vendim një hap emancipues, duke cilësuar se të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë.

Postimi i Plotë

Pas vendimit për shpalljen festë zyrtare të ditës së alfabetit, ditës së Kongresit të Manastirit, miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror.

Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet, dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur.

Të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë.
Kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit!

Njohja dhe pranimi i këtij realiteti është progres.

Article Logic
Execution time: 0.0032792091369629