INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria si në mesjetë, pa trena elektrikë...[VIDEO]

Publikuar më: 09:35 20-07-2018

Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që udhëtimet me tren i ka si në mesjetë, pasi nuk ka linja hekurudhore të elektrifikuar. “The Independent” ka bërë një analizë dhe bazuar mbi të dhënat specifike të shteteve tregon se i gjithë Ballkani ka një linjë hekurudhore me 25 kilovolt sikurse edhe disa shtete të Europës Qëndrore.

Në shkrim citohet se sistemet e tërheqjes elektrike në mbarë botën janë të ndryshme dhe të ndërtuara sipas llojit të hekurudhës, vendndodhjes së saj dhe teknologjisë në dispozicion në kohën e instalimit.
Shqipëria jo vetëm që nuk e ka ende një sistem të tillë udhëtimi, të trenave elektrike, po ka sistem të amortizuar të atyre aktualë dhe shumë borxhe.
Mbase situata ndryshon këtë vit, pasi në maj, qeveria ka miratuar marrëveshjen e grantit me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.
Kosto totale e projektit vlerësohet në shumën prej 90.45 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0034642219543457