INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria shpenzon shumë para për pasojat e dhunës! Mes vendeve...[VIDEO]

Publikuar më: 10:43 18-07-2018

Dhuna në vendin tonë është në rritje, ku ajo në familje është më e shpeshta. Të vetmet statistika zyrtare janë ato të dala nga Gjykatat, në të cilat denoncohet kryesisht ajo në famije me afro 4 mijë raste në vit. Shifrat mund të jenë shumë më të larta nëse shtojmë këtu dhe rastet që nuk denoncohen. Po së fundmi Instituti për Ekonominë dhe Paqen ka përllogaritur dhe kostot e dhunës të 162 shteteve në botë, ku vendi ynë renditet i 104-ti.
Sipas raportit në Shqipëri kostoja e dhunës vlerësohet të jetë 315 dollarë për frymë në vit ose sa 3.8 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto, që po ta analizojmë është shumë e lartë në raport me nivelin ekonomik të vendit.
Në fakt shtetet Europiane vlerësohen si më të paqtat në botë, ndërsa më shumë dhunë ka në Afrikë dhe në Lindja e Mesme. Ndër 20 shtetet më të paqësore në botë, 15 janë europiane.
Në 2017 kostot në gjithë botën për pasojat e dhunës arritën 13.6 miliardë dollarë. Vendet me nivelet më të larta të paqes shpenzojnë 1% deri 2 %për qind të PBB-së, kështu që Shqipëria është e qartë që nuk është pjesë e tyre, pasi e kemi afro 4%.

Article Logic
Execution time: 0.0031449794769287