INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria prodhuesi më i madh i kanabis në Europën Juglindore, detajet nga raporti i botëror i drograve

Shqipëria prodhuesi më i madh i kanabis në Europën Juglindore, detajet nga raporti i botëror i drograve

Publikuar më: 09:51 27-06-2019

Shqipëria në listën e zezë. Rezulton prodhuesi më i madh i kanabisit në Europën Juglindore. Kjo e dhënë ka dalë nga raporti botëror i drograve. Njeherësh jemi një nga tre shtetet që përmendet më shumë në raportet e viteve të fundit për trafikimin dhe konfiskimin e kanabisit. Dy të tjerat janë Holanda dhe Spanja.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe krimet sqaron se analiza e treguesve të ndryshëm ka treguar se kultivimi i kanabisit ndodh në një masë të madhe në disa vende, ku për Europën Juglindore përmendet Shqipëria.
Në Europë, sasitë më të mëdha të kanabisit të asgjësuara ishin në Shqipëri, Itali dhe Turqi.
Në Shqipëri u asgjësuan 67 mijë bimë dhe 500 plantacione.
Shqipëria përmendet gjithashtu dhe si një nga vendet e Europës, ku janë identifikuar laboratorë kokaine, së bashku me Belgjikën, Slloveninë, Portugalinë dhe Spanjën.
Raporti botëror përcakton dhe shtetet që u përmendën më shpesh në anketat vjetore si vende kryesore të origjinës, nisjes dhe tranzitit të kanabisit të asgjësuar.

Ato janë:
-Në Europë: Holanda, Shqipëria dhe Spanja
-Në Amerikën e Veriut: Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja
-Në Amerikën e Jugut: Paraguai dhe Kolumbia
-Në Amerikën Qendrore: Guatemala
-Në Karaibe: Xhamajka
-Në Afrikë: Gana, Mozambiku dhe Republika e Bashkuar e Tanzanisë

Article Logic
Execution time: 0.0040078163146973