INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria po plaket, problemet shtohen! Mësoni faktorët...[VIDEO]

Publikuar më: 12:57 04-10-2017

Edhe pse e kemi të qartë se Shqipëria po plaket për shkak të lindjeve më të pakta apo braktisjes së vendit sot kanë dalë në pah dhe shifrat që e faktojnë fenomenin. Sipas INSTAT vetëm në 7 vitet e fundit në mënyrë graduale vërehet se popullsia mbi 80 vjeç është pothuajse dyfishuar. Pasi para viti 2000 rezultoni rreth 38 mijë persona të moshës mbi 80 vjeç, ndërsa së fundmi ka shkuar në mbi 69 mijë persona.
Po probemi nuk qëndron vetëm se popullsia po plaket, por dhe tek kostot ekonomiko dhe sociale që shtohen. Duke nisur nga shpenzimet për shëndetin deri tek ato për pensionin. Rreth një e treta e popullsisë mbi 65 vjeç raportojnë se vuajnë nga një apo më shumë sëmundje kryesisht kronike e kjo kuptohet lehtësisht nëse sheh statatistika e shitjes së ilaçeve, ku vetem në 6 muajt e parë të këtij viti janë shitutr 7% ilaç më tepër.
Po dhe shpenzimet për pensione përgjatë vitit të fundit shënuan rritje vjetore me 5.6%.
Plakja e popullsisë nuk është vetëm një fenomen shqiptar, pasi dhe në vende te tjera situata është problematike. 7.3 milionë njerëz të moshës mbi 80 vjeç përllogaritet se jetojnë sot në Bashkimin Europian, 7 milionë më shumë se dhjetë vjet më parë. Përqindja më e lartë të popullatës në moshës mbi 80 vjeç është regjistruar në Itali me 6.7% dhe më pas në Greqi me 6.5%.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049