INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në krah të SHBA-së, Meta: Mbështesim ndërhyrjen ushtarake në Siri

Shqipëria në krah të SHBA-së, Meta: Mbështesim ndërhyrjen ushtarake në Siri

Publikuar më: 10:19 14-04-2018

Pak orë pas sulmit me raketa të ndërmarra nga SHBA, Franca dhe Britania mbi Sirinë ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.

Kreu i shtetit Ilir Meta është i pari zyrtar i Shqipërisë që reagon për sulmet amerikane në Siri, duke renditur vendin përkrah aleatëve perëndimorë.

“Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shume siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, thotë presidenti Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002